Kulturë

Filmat që u realizuan gjatë pandemisë sfidojnë izolimin brenda garës kombëtare

Pandemia ka bërë që shumë regjisorë të mos kenë mundësinë që të përfundojë projektet e tyre filmike. Mirëpo, disa regjisorë duke përdorur materialet që i kishin në dispozicion gjatë karantinës, kanë arritur që të vizualizojnë disa ide që u kanë shkrepur në mendje gjatë kësaj kohe. Në mesin e tyre janë edhe dy regjisorë shqiptarë, Eneos Çarka dhe Norika Sefa.

Të gjendur larg familjes së tyre, në kohën kur pjesa më e madhe e botës u izolua për shkak të masave parandaluese të përhapjes së virusit COVID-19, regjisorët iu përveshën punës. Sefa, për të realizuar “Më puth, tani.” iu kthye arkivit të familjes në kërkim të ndjenjave që reflektojnë ngrohtësi. Kërkonte përqafime, puthje, veprime të veçanta të prekjes që para pandemisë ishin diçka e zakonshme.

Në anën tjetër, frymëzuar nga dokumentari avantgard i viti 1977, “News from Home” i regjisores Chantal Akerman, Çarka e realizoi film “Ku je tani?” me mesazhe zanore që i pranoi nga babai i tij gjatë karantinës. Filma, goxha eksperimentalë, janë të fokusuar të familja, lidhja me njerëzit dhe emocionet. “Më puth, tani.” por edhe “Ku je tani?” janë premierë e “DokuFestit”.

Filmat janë në garë në kategorinë kombëtare dhe janë të qasshëm në platformën online të Festivalit deri më 15 gusht. Këtë vit, edicioni i 19-të i Festivalit po mbahet online, për shkak të pandemisë. Dy filmat, të vetmit të realizuar gjatë pandemisë në kategorinë kombëtare, garojnë me 9 filma të tjerë për çmimin e filmit më të mirë kombëtar.

“Ky film ka ardhur nga një ndjenjë e pasigurisë”, ka thënë Sefa për filmin “Më puth, tani.” (“Kiss me, now.”, 2020) © KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    5 çelësa se si të thyejmë skllavërinë nga mëkati në jetën tonëJa ku janë pesë çelësa se si të thyejmë skllavërinë nga mëkati në jetën tonë. Agjërimi Një mik përgjegjës Mik lutje I qëndrueshëm në Fjalë… Agjërimi Profeti Isaia, duke shkruar për agjërimin e duhur dhe duke e krahasuar me arsyet e gabuara për agjërim (Isaia 58:3-5), shkroi, “Agjërimi që më…
    Tags: të, në, që
  • 96
    “Ato që do të marr me vete”.Fjalët e fundit të Steve Jobs janë një “këmbanë” për të gjithë Zoti na ka bërë në një mënyrë, ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzionet e ngritura prej famës apo parasë, si ata që bëra në jetën time. Ata iluzione unë nuk…
    Tags: të, në, që
  • 96
    Me “besa-besë” para 121 vitesh filloi punimet Lidhja e PejësNë fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 96
    Mënyra të thjeshta për t'u ndier më mirëSiç kemi dëgjuar të thuhet, lumturia është një udhëtim jo një destinacion. Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Ne vijmë nga vende e rrethana të ndryshme dhe kemi interes për gjëra  që janë të ndryshme. Por ka diçka universale, që e kërkojmë të gjithë, pavarësisht se cilët jemi, ajo është…
    Tags: të, që, në
  • 95
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
Comments