Kulturë

Filmi “Gardhi” i Lendita Zeqirajt, pjesë e garës zyrtare në festivalin e Palm Springs

Filmi “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj, është përzgjedhur të jetë pjesë e garës zyrtare të edicionit të 24 të “Palm Springs International Short Film Festival & Film Market”, ku njëherësh edhe do të ketë premierën botërore.

Festivali mbahet prej 19 – 25 qershor 2018 në Palm Springs, ndërsa shfaqja e parë e filmit “Gardhi” me prezencë të autores, është planifikuar më datën 21 qershor 2018.

Palm Springs International ShortFest është festivali më i madh dhe më i rëndësishëm i filmit të shkurtër në Amerikën Veriore, me më shumë se 5000 aplikime çdo vit, nga 100 shtete të ndryshme të botës. ShortFest njëherësh është edhe festival kualifikues për çmimet Oscar, BAFTA dhe Los Premios Goya, dhe deri tash ka prezantuar mbi 100 filma të shkurtër të cilët janë nominuar dhe/ose shpërblyer me çmimin Oscar.

Festivali poashtu organizon të ashtuquajturin “ShortFest Forum”, me një varg panelesh, punëtori dhe diskutime, të dizajnuara për filmbërës që t’ju ofrojnë njohuri të reja nga industria e filmit botëror.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 76
    Edicioni i nëntë i festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar do të nisë më 13 gush dhe do të zgjasë deri më 19 të atij muaji në Pejë, njoftuan organizatorët e tij. Bëhet e ditur se nga 1.095 filmave që kishin aplikuar këtë vit për këtë festival, janë përzgjedhur 220…
    Tags: të, më, dhe
  • 75
    Sot është finalizuar iniciativa ‘’Lumbardhi, hapësirë publike për të gjithë’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizimit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’. Kjo iniciativë ka për qëllim të kontribuojë në pasurim përmbajtjesorë të hapësirave të përbashkëta të Kino Lumbardhit përmes bibliotekës së hapur, posterave informues lidhur…
    Tags: të
  • 75
    Sot hapet edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Prishtina 2018” Sot në Prishtinë hapet edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Prishtina 2018”, ku pritet të marrin pjesë më shumë se 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Sipas organizatorëve, ky edicion është jubilar pasi përkon me…
    Tags: të
  • 74
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe
  • 69
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe
Comments