Kulturë

Filmi “Zana” shfaqet në festivalin e Torontos

Filmi debutues i Antoneta Kastratit, “Zana”, mahniti publikun me premierën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanadë, thotë Qendra Kinematografike përmes një njoftimi për media.

Sipas kumtesës, filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

Me rastin e premierës botërore, regjisorja e filmit Antoneta Kastrati u shpreh se premiera në Toronto është shumë e rëndësishme për të.

“Filmi i gjatë merr shumë kohë dhe mund. Për mua ishte një proces 5 vjeçar dhe disi gjatë gjithë kohës punon me një besim të brendshëm por pa garancion që kur përfundohet filmi ai do të arrijë ta gjej audiencën dhe të vlerësohet. Premiera në Toronto është shumë e rëndësishme për mua pikërisht sepse filmi do të shfaqet para një audience të gjerë, dhe është ndjenjë edhe më e veçantë ta ndajmë filmin me publikun botërorë duke e përfaqësuar Kosovën në këtë festival të madh bashkë me aktorët dhe ekipin Kosovar”, ka thënë ajo.

Në Kosovë filmi do të filloj të shfaqet nga data 20 shtator në Cineplexx.

Mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë̈ (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe komuna e Pejës.

Filmi “Zana” producent ka Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentë Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief. Në rrolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca etj. kohet.net

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 87
    Vendi i vogël i Ballkanit padrejtësisht nënvlerësohet. Ai ka natyrë grandioze, njerëz mikpritës dhe kulturë mahnitëse. [Ky shkrim u botua në numrin më të ri të revistës zvicerane «Weltwoche»]. Së fundi, në një ndejë, ia nisa muhabetit me një të panjohur. Kur i tregova se kam qenë për pushime në…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 85
    Përmbledhja me poezi e titulluar “Negative Space” nga shkrimtarja Luljeta Lleshanaku dhe e përkthyer nga Ani Gjika, botuar në Angli dhe në SHBA gjatë vitit të kaluar është përzgjedhur si një nga katër librat finalistë për çmimin Ndërkombëtar GRIFFIN në Kanada. Më herët kjo përmbledhje poezish është vlerësuar me çmimin…
    Tags: të, dhe, në, është, një, për, nga
  • 84
    Vdekja e Jezusit është ndër ngjarjet më të përfolura ndonjëherë, si dhe një ndër faktet historike më fascinuese. Madje edhe kritikët më të mëdhenj e pohojnë se vdekja e Jezusit në duart e ushtarëve romakë është një fakt i padiskutueshëm historik. Por pse u dënua Jezusi nga Nazareti me vdekje?…
    Tags: të, dhe, për
  • 82
    Krishtlindja është si një festë e shenjtë fetare dhe një fenomen global kulturor dhe komercial. Për dy mijëvjeçarë, njerëzit në mbarë botën e kanë vëzhguar atë me tradita dhe praktika të cilat janë të natyrës fetare dhe sekulare. Të krishterët festojnë Ditën e Krishtlindjeve si përvjetorin e lindjes së Jezusit…
    Tags: të, në, dhe, një
Comments