Mesazh

Fjalët e shumta!

Fjalët e urta kapitulli 10, vargu 19, thotë: “Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë.” Ky varg, është një paralajmërim i qartë, që ne të kontrollojmë fjalët që themi, përfshirë këtu edhe se sa shpesh flasim dhe se sa shpejt flasim. Kur fjalët janë të shumta, faji nuk mungon. Ndonjëherë ne themi shumë fjalë, por nuk mendojmë për ato që themi dhe vërtet, sa herë e bëjmë këtë? Fillojmë të flasim pa i peshuar fare fjalët që themi, apo reagojmë ndaj dickaje në një mënyrë aq të shpejtë, sa biem në mëkat, ose të paktën, na bën të flasim në një mënyrë që nuk e ndërton personin tjetër.

Por vargu 19 thotë: ” ai që i frenon buzët e tij është i urtë.” Të mendosh para se të flasësh, është urtësi, dituri, sepse ndodh shpesh që ne flasim me ashpërsi dhe vrazhdësi, në rrethana ku duhet të qëndrojmë në heshtje.

Perëndi, ne lutemi që sot, Ti të na ndihmosh të kontrollojmë fjalët tona. Unë mendoj për familjen time, mendoj për njerëzit me të cilët punoj, mendoj për njerëzit me të cilët takohem në jetën e përditshme, mendoj për të gjithë ata njerëz, burra dhe gra, që janë duke më ndjekur tani. Oh Perëndi, në jetën tonë sot, na ndihmo të jemi të urtë me fjalët tona, na ndihmo të mos flasim shumë fjalë në një mënyrë që na cojnë në mëkat, në një mënyrë që na bën të gabojmë. Ne lutemi që Ti të na ruash nga të folurit me vrazhdësi, nga të folurit e ashpër. Na ndihmo të jemi të shpejtë në të dëgjuar dhe të ngadaltë në të folur, na ndihmo të frenojmë buzët tona, na ndihmo t’u japim vlerë fjalëve tona, na ndihmo që të themi fjalë me peshë, për ndërtimin e njerëzve rreth nesh, për përhapjen e Ungjillit, për lavdinë e emrit Tënd…Në vargun 10 flitet për gojën e të pabesit që shkakton dhunë. Le të mos jetë ky, përshkrimi për jetën tonë. Le të jetë goja jonë një burim jete, le të frenohen buzët tona në një mënyrë që të nderon Ty dhe njerëzit me të cilët flasim. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Mos vendosni një pikë në fund të lutjes.Isaia 37:20 Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro nga duart e tij, me qëllim që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je Zoti. Në kapitullin 37 mbreti i Judës, Ezekia, po i lutej Perëndisë duke i thënë: “Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro…
    Tags: të, në, për, që, mesazh
  • 100
    Të gjitha gjërat do të veniten një ditë!Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë.- Isaia 40:8 Mendoni për të gjitha gjërat përreth tani. Pa dyshim që nuk e di se ku jeni, jeni ulur apo jeni në këmbë, por shihni botën përreth jush dhe gjithë gjërat që do të veniten, bari, lulet, çdo…
    Tags: të, në, për, që, mesazh
  • 100
    Gjymtyrë të ndryshme por një trup i vetëm!I gjithë trupi i Krishtit përfiton kur besimtarët përdorin dhuntitë që Perëndia u ka dhënë. Është pikërisht ajo kohë e vitit që anëtarët e kishave mblidhen për t’u kujdesur për ndërtesat e tyre, duke i pastruar me themel dhe duke u pregatitur për dimrin. Ka shumë gjëra për të bërë…
    Tags: të, për, në, që, mesazh
  • 100
    Fuqia e dashurisë!Njerëzit mund të shohin zemrën e Perëndisë sa herë që kujdesemi për ta ashtu siç Perëndia kujdeset. Luka 15:11-32 Në pasazhin e sotëm, Jezusi tregon një shëmbëlltyrë për një baba me dy djemtë e tij. Djali i vogël i kërkoi pjesën e tij të trashëgimisë dhe pasi e mori, u…
    Tags: të, në, që, për, mesazh
  • 97
    Si të merrni vendimet e duhura?Ne çdo ditë marrim vendime. Shumë prej tyre kanë pak rëndësi. Ndërkohë, ka të tjera që ndryshojnë jetën tonë përgjithnjë. Gjatë një interviste për TV7 Albania, Davida Pecaj, këshilluese pranë Qëndrës “Çelësi im” thotë se vendimmarrja shpeshherë duket si një përgjigje e lehtë për t”u dhënë. Në fakt, është krejt e…
    Tags: të, që, në, mesazh
Comments