Kulturë

“Flaka e Janarit 2019” i kushtohet 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit

Manifestimi shumë kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2019”, i cili këtë vit mbahet për herë të 28-të në Gjilan dhe organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Lutfi Hazirit, i kushtohet 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit.

Për dallim prej viteve paraprake, kësaj radhe më 11 janar është ndezur Flakadani tek sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”.

Por, manifestimi zyrtarisht do të hapet sot me Akademinë e Flakës kushtuar 20-vjetorit të çlirimit (16:00), për të pasuar në ora 17:00 me hapjen e ekspozitës së arteve figurative, të cilat kohëve të fundit po cilësohen si arte pamore.

Më 19 janar do të mbahet tryeza historike kushtuar veprës së kolosit Mulla Idriz Gjilani, ku pritet të flasin historianët më në zë, për të vazhduar me një Akademi përkujtimore më rastin e 13-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit, dr. Ibahim Rugova më 21 janar, ku pos kryetarit Hazirit, pritet të flasin dhe prof. dr. Enver Bytyqi ( nga Shqipëria ) si dhe njëri nga përcjellësit e tij besnikë dhe shef i protokollit për një kohë të gjatë, Adnan Merovci.

Pjesa artistike e Akademive do të pasurohet me program muzikor mjaft atraktiv nga musafirët e vendit nikoqir Kori i Qytetit të Gjilanit, Kori prestigjioz “SIPARANTUM” duke sjellë program të veçantë për këtë Edicion.

Pas një koncerti të muzikës serioze , në mbrëmjen e 21 janarit, ku do të performojnë artistë të kësaj fushe nga Shqipëria, pason “Talia e Flakës”, ku auditorit gjilanas e më gjerë do t’i paraqiten pesë shfaqje teatrore nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Si rëndom, edhe këtë vit, fëmijët gjilanas do t’i bashkëngjiten këtij Manifestimi me “Xixat e Flakës” (28 janar), për të kulmuar me dy veprimtaritë qendrore të artit letrar dhe atij muzikor, “Pena e Flakës” dhe “Fest Flaka”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Sot është finalizuar iniciativa ‘’Lumbardhi, hapësirë publike për të gjithë’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizimit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’. Kjo iniciativë ka për qëllim të kontribuojë në pasurim përmbajtjesorë të hapësirave të përbashkëta të Kino Lumbardhit përmes bibliotekës së hapur, posterave informues lidhur…
    Tags: të
  • 100
    Sot hapet edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Prishtina 2018” Sot në Prishtinë hapet edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Prishtina 2018”, ku pritet të marrin pjesë më shumë se 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Sipas organizatorëve, ky edicion është jubilar pasi përkon me…
    Tags: të
  • 100
    Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka reaguar ndaj deklaratave të liderëve kosovarë, të cilët kanë thënë se iniciative e tyre për Gjykatën Speciale do të dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në. Javë më parë krerët kosovarë kishin filluar një iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, iniciativë kjo që…
    Tags: të
  • 100
    Në sheshin e Prishtinës, mëngjesin e sotëm veç kanë nisur përgatitjet me stolisje. Flamujt e Kosovës, kanë filluar të vendosen në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Në përvjetorin e njëmbëdhjetë të shpalljes, Deklarata e Pavarësisë sivjet do të vizitojë shtatë qendrat kryesore të Kosovës. Kjo parashihet me agjendën e shënimit…
    Tags: të
  • 100
    E vërteta sivjet në Kosovë do të eksplorohet edhe nëpërmjet artit. Këtë do ta bëjë një prej festivaleve më të mëdha në rajon sa i përket kinematografisë. Të hënën kanë filluar që të shpalosen detaje të edicionit të 18-të të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Si…
    Tags: të
Comments