LAJMET E FUNDIT

Funksionalizohet Fondacioni Biberaj, për studentët shqiptarë në SHBA 2.5 milionë dollarë

Fondacioni Biberaj përmes një njoftimi bën të ditur mbështetjen me 2.5 milionë dollarë amerikanë të programit MIP të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për të ndihmuar profesionistët shqiptarë që synojnë të ndjekin studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara.

Fondacioni Biberaj, i themeluar dy vjet më parë, në 50-vjetorin e vendosjes së kësaj familjeje në SHBA, ka shpallur projektin e tij të parë, bashkëfinancimin e Programit të studimeve të gradës master për të gjithë studentët shqiptarë në Ballkan të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Programi “Master’s and Intership” (MIP) është themeluar në vitin 2016 nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) për t’u dhënë profesionistëve të rinj shqiptarë dhe udhëheqësve të ardhshëm një mundësi të veçantë për të ndjekur studimet për gradën Master dhe për të kryer praktika profesionale në fushat e menaxhimit dhe administrimit të biznesit, trashëgimisë kulturore, eko-turizmit dhe mikpritjes, arsimit, teknologjisë informative, shkencave kompjuterike, Politikave publike dhe administratës publike.

“Familja Biberaj ndihet e nderuar për të bashkëfinancuar, me një donacion prej $2.5 milionë, Programin e studimeve të gradës master të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, që u drejtohet profesionistëve të rinj shqiptarë që synojnë të përparojnë duke studiuar në Shtetet e Bashkuara”, tha Ken Biberaj, zëdhënësi i Fonadacionit. “Ne u jemi thellësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara për suksesin që kemi arritur dhe ndihemi krenarë për trashëgiminë tonë shqiptare. Shpresojmë që ky program do të ndihmojë brezin e ri të studentëve shqiptarë drejt arritjes së suksesit të tyre akademik, duke përmbushur angazhimin për të ndihmuar më pas në shkëmbim shoqërinë e tyre shqiptare”.

Fondacioni Biberaj u krijua me rastin e 50 vjetorit të mbërritjes së familjes Biberaj në Shtetet e Bashkuara në vitin 1968. Pas largimit, duke i shpëtuar shtypjes së komunizmit në Shqipëri dhe mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, rasti i tyre është dëshmi e realizimit të “Ëndrrës Amerikane”. Përmes punës së vazhdueshme individuale dhe bashkë, përmes shpirtit sipërmarrës, anëtarët e familjes Biberaj zotërojnë sot bizneset e tyre dhe kanë ndjekur karriera që nga arsimi, teknologjia, drejtësia, shërbimi publik, financat, tregtia, pasuri të patundshme, filantropi dhe arte. Ata besojnë në mbështetjen e shoqërive të tyre dhe dëshirojnë që mundësitë që arsimi i lartë u ka dhënë atyre, të vazhdojë tek të tjerët.

Misioni i Fondacionit Biberaj është të mbështesë mundësitë për të ndjekur studimet e larta të studentëve shqiptarë nga Ballkani në institucionet amerikane. Pas studimeve, përfituesit e ndihmës financiare duhet të kthehen në vendin e tyre dhe të punojnë për të forcuar themelet e shoqërive demokratike.

Këshilli Amerikan për Studime Ndërkombëtare (American Councils for International Education) do t’i ndihmojë studentët për vendosjen në Shtetet e Bashkuara dhe do të ndjekë përparimin e tyre akademik.

Informacione të mëtejshme për ndihmën financiare mund të gjeni në këtë faqe: http://mip-aadf.org.

Kontakte:

Mark Zielinski

American Councils for International Education

http://www.americancouncils.org

651-955-6114

Elona Xhaferri, Menaxhuese e Progrmait MIP, AADF

Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit

http://www.aadf.org/

Familja Biberaj e ka origjinën nga fshati Shoshan, jo larg Bajram Currit, prej nga u largua në fillim të viteve të pesëdhjeta të shekullit të kaluar, pasi shijoi dhunën e diktatorit Hoxha. Ajo u vendos fillimisht në Guci, e pastaj në Hot të Plavës, ndërsa më 1966 h largua për në Itali, prej ku më 1968 përfundimisht emigroi në SHBA (New York e Wuashington).

Pinjoll i kësaj familje është Elez Biberaj, që disa dekada drejtoi redaksinë shqipe të “Zërit të Amerikës”, ndërsa aktualisht është udhëheqës i VOA-s për Euro-Azi.

Ndër ta tashmë ka biznesmenë të shquar, avokatë e politikanë, si Ken Biberaj, rikujton Koha.net.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Se objekti i kinemasë “Lumbardhi” duhet vendosur në shërbim të gjeneratave të ardhshme dhe se objektit duhet t’i shtohen funksione tjera për ta bërë atë të shfrytëzueshëm në baza ditore, është thënë në takimin konsultativ të Komisionit për Rijetësim të këtij objekti, me hisedarë të ndryshëm. Komentet e takimit të…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim drejtuesin eKishës Protestante Ungjillore “Fjala” në Vushtrri, pastorin Banush Elezi, i cili është përgjegjës edhe për Kishën në Mitrovicë, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për disa çështje që epreokupojnë anëtarësinë e kësaj Kishe. Nënkryetari Mujka, i ka thënë pastorit…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, dje përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për të arriturat përgjatë gjashtë muajve të parë të drejtorisë të cilën ai e drejton, shkruan KultPlus. Përveç të tjerash ai ka treguar për shumën që ka siguruar kjo…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Prishtinë, 5 korrik – Për udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovës, oborri i këtij institucioni nuk është vend adekuat për shtatoren e Anton Çettës. Sipas tyre, për një figurë si ajo e Çettës, shtatorja do të duhej të vendosej në ndonjë shesh të madh të qytetit, i cili do të…
    Tags: të, për, në
  • 100
    Ekspozitë emocionale e ka quajtur prezantimin e tij të parë në vendin e tij të lindjes, artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa. Lidhur me këtë projekt të madh artistik, Xhafa pati sot një paraqitje para publikut bashkë me kuratorin e ekspozitës së titulluar “Të dua pa e ditur”, raporton…
    Tags: të, në, për
Comments