Fuqia e dashurisë!
Njerëzit mund të shohin zemrën e Perëndisë sa herë që kujdesemi për ta ashtu siç Perëndia kujdeset.
Luka 15:11-32
Në pasazhin e sotëm, Jezusi tregon një shëmbëlltyrë për një baba me dy djemtë e tij. Djali i vogël i kërkoi pjesën e tij të trashëgimisë dhe pasi e mori, u largua për në një vend shumë të largët. Pasi shpenzoi gjithçka kishte, i riu vendosi të kthehej në shtëpi dhe t’i lutej babait të tij për falje. Kur ai ishte akoma larg, babai i tij vrapoi për ta pritur – nuk ishte e nevojshme që ai të kërkonte falje.
Shëmbëlltyra e Jezusit për djalin plangprishës nuk e përmend kurrë drejtpërdrejt fjalën dashuri, por tregohet në çdo veprim të babait. Duke e vënë veten në vendin e babait dhe më pas të djalit të vogël, rilexoni fragmentin e sotëm duke vënë re shprehjet e dashurisë. Çfarë shembujsh mund të gjeni? Vini re se dashuria hyjnore na mundëson që të:
- Përgjigjemi me mirësjellje në rrethana të vështira.
- Sakrifikojmë pa u ankuar.
- Presim me durim për të tjerët në vend që t’u bëjmë presion që të ndryshojnë.
- Inkurajojmë të tjerët.
- Falim ata që na kanë bërë padrejtësi.
- Japim bujarisht dhe shërbejmë me gëzim në çdo kohë.
- Ndihmojmë njerëzit që janë në vështirësi.
Tregoni dashamirësi ndaj atyre që ju gjykojnë ose keqkuptojnë.
Duke patur parasysh këtë shëmbëlltyrë, si mund të filloni t’i doni të tjerët në mënyrën që Zoti i do?
Related Posts
100
Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë.- Isaia 40:8 Mendoni për të gjitha gjërat përreth tani. Pa dyshim që nuk e di se ku jeni, jeni ulur apo jeni në këmbë, por shihni botën përreth jush dhe gjithë gjërat që do të veniten, bari, lulet, çdo…Tags: të, në, për, që, mesazh
100
Isaia 37:20 Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro nga duart e tij, me qëllim që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je Zoti. Në kapitullin 37 mbreti i Judës, Ezekia, po i lutej Perëndisë duke i thënë: “Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro…Tags: të, në, për, që, mesazh
100
I gjithë trupi i Krishtit përfiton kur besimtarët përdorin dhuntitë që Perëndia u ka dhënë. Është pikërisht ajo kohë e vitit që anëtarët e kishave mblidhen për t’u kujdesur për ndërtesat e tyre, duke i pastruar me themel dhe duke u pregatitur për dimrin. Ka shumë gjëra për të bërë…Tags: të, për, në, që, mesazh
100
Fjalët e urta kapitulli 10, vargu 19, thotë: “Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë.” Ky varg, është një paralajmërim i qartë, që ne të kontrollojmë fjalët që themi, përfshirë këtu edhe se sa shpesh flasim dhe se sa shpejt…Tags: të, në, që, për, mesazh
98
Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.-Psalmi 1 : 2 Shumë gjëra kërkojnë vëmendjen tonë. Ne jemi të kushtëzuar të përvetësojmë informacionin sa më shpejt të jetë e mundur ndaj mund të jetë një luftë për…Tags: të, në, që, mesazh