Fuqia për të ndërtuar dhe shkatërruar!
Pavarësisht nga të gjitha gjërat që jemi në gjendje të kontrollojmë me anë të shkencës dhe teknologjisë moderne, ka ende një gjë mbi të cilën nuk kemi kontroll—dhe kjo është fuqia e gjuhës sonë.
Jakobi përdor disa metafora të përshtatshme për të ilustruar fuqinë e gjuhës: “Ja, edhe anijet, edhe pse janë shumë të mëdha dhe shtyhen nga erëra të forta, drejtohen nga një timon shumë i vogël, atje ku do timonieri.Kështu edhe gjuha është një gjymtyrë e vogël, por mbahet me të madh. Ja, një zjarr i vogël ç’pyll të madh djeg!” (Jakobi 3:4-5).
Ndoshta mëkati më i përhapur në kishë është mëkati i gjuhës. Fjalët tona kanë fuqinë të lëndojnë ndjenjat, të shkatërrojnë reputacionin, të shkatërrojnë vetëvlerësimin dhe marrëdhëniet. Një akt i thjeshtë thashethemesh mund të prishë një dëshmi për Krishtin—e megjithatë shpesh nuk mund t’i rezistojmë tundimit!
Jezusi tha se gjërat që ne flasim janë në fakt vërshimi i asaj që kemi në zemrat tona (shihni Mateu 12:34). A është zemra juaj e mbushur me krenari, sarkazëm, akuzë apo hidhërim? Apo është e mbushur me dashurinë, inkurajimin, urtësinë dhe fuqinë e Krishtit?
E vërteta është se nuk mund t’u japim fund thashethemeve, gënjeshtrave dhe fajësimeve që krijojnë ndarje në familjet dhe kishat tona – por Perëndia mundet. Me Frymën e Tij që jeton në ne, mund të mësojmë se si t’i përdorim fjalët tona për ndërtim, për korrigjim me butësi dhe për të udhëhequr me përulësi.
Lutje: Zot, më fal për herët që kam përdorur fjalët e mia për të sjellë shkatërrim në vend të inkurajimit. Qofshin fjalët e mia enë të dashurisë dhe të së Vërtetës Tënde. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.
“Me atë ne bekojmë Perëndinë dhe Atin, dhe me të ne mallkojmë njerëzit që janë bërë sipas shëmbëllimit të Perëndisë.Nga e njejta gojë del bekimi dhe mallkimi. Vëllezër të mi, nuk duhet të ishte kështu.” (Jakobi 3 :9-10).
Related Posts
- 99Perëndia është me ne. Kjo është e vërteta e parë dhe më e mrekullueshme e Krishtlindjes. PERËNDIA ËSHTË ME NE. Bibla thotë, “Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:14). Ne nuk kemi bërë asgjë për të arritur tek Perëndia por në Krishtin, Perëndia vjen tek ne.…
- 98
- 98Një ndër arsyet pse e gjejmë veten tek Psalmet në Bibël është se shkrimet prekin përvojat e përbashkëta. Në Psalmet do të gjeni të gjithë gamën e emocioneve njerëzore – falënderim, zemërim, dashuri, urrejtje, gëzim dhe shumë të tjera. Nganjëherë më pëlqen të shkruaj ndonjë psalm. Sigurisht, ajo që kam…
- 98
- 97Luiza, e cila për disa vite shërbeu si asistente administrative e burrit tim dhe aktualisht është Drejtoreshë e Medias së Guidelines, ka vajza binjake, të cilat tani janë të rritura. Për shumë vite, si nënë beqare, Luiza kishte përgjegjësi të dyfishta të kujdesej për fëmijët dhe të siguronte për to.…