Kulturë

“Future is Here” për talentet e reja në kinematografi

Njëzet të rinj e kanë shansin ta sfidojnë veten në fushën e kinematografisë. Për një javë e kanë për detyrë të realizojnë së paku gjashtë filma dokumentarë.

Në këtë mënyrë po nxitet kreativiteti i tyre që të adresojnë tema të ndryshme sociale nëpërmjet filmit dokumentar. Krejt kjo bëhet me programin “Future is Here”, pjesë e Shkollës së Filmit Dokumentar tash e tetë vjet, në kuadër të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Kampi, që ka nisur në Prizren të dielën e kaluar dhe do të zgjasë deri më 12 janar, udhëhiqet nga regjisorja Blerta Zeqiri dhe nga regjisorja e profesoresha Andrijana Stojkoviq. Tutorët e tjerë përfshijnë edhe Gazmend Bajrin në postproduksion, si dhe Samir Karahodën, i cili ligjëron dhe mban ushtrime praktike për fotografinë në film.

Eroll Bilibani, udhëheqës i “DokuLab”, ka thënë kjo shkollë për shtatë vjet ka arritur që të zbulojë talente të veçanta, që sot janë filmbërës ose studiojnë në ndonjërën nga fushat e artit.

Sipas tij, suksesi i kinematografisë kosovare në vitet e fundit nuk është edhe aq i rastësishëm. Rol në të ka edhe kjo shkollë.

“Kjo shkollë me vite ka zbuluar talente të reja, që pastaj këto njohuri i kanë aplikuar në studimet dhe punët e tyre më vonë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, drejtoresha ekzekutive e “DokuFestit”, Linda Llulla-Gashi, ka thënë se gjatë viteve sa është aktivizuar kjo shkollë janë prodhuar 45 filma të shkurtër dokumentarë me tema shoqërore dhe të të drejtave të njeriut duke u fokusuar në problematikat e rinisë në shoqërinë kosovare.

“Shumica e të rinjve pjesëmarrës përfundojnë duke vepruar profesionalisht edhe në fushën e marketingut multimedial dhe kontribuojnë në fuqizimin dhe profesionalizimin e komunikimit ne sektorin privat”, ka thënë ajo. Llulla-Gashi ka numëruar disa arritje gjatë viteve, si marrja e çmimeve në festivale në Slloveni, Itali, Spanjë, Bullgari, Shqipëri e të tjera.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 95
    Kongresi i Manastirit, Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, në qendrën e atëhershme të Vilajetit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë zhvillimit te letërsisë shqipe ishin hartuar…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 94
    Me një shkollim solid në Sorbonë të Francës, profesor Halit Halimi është vlerësuar për angazhimin e tij shumëvjeçar në Departamentin e Gjuhës dhe të Letërsisë Frënge, si dhe për studimet e shumta në fushën e fonetikës, leksikologjisë dhe përkthimeve. Profesor që përcolli breza të tërë studentësh e doktorantësh të frëngjishtes,…
    Tags: të, në, dhe, ka
  • 93
    Fiton çmimin shkencor për “Shqipëria e rigjetur”, profesoresha italiane shprehet se është befasuar që në 1300-n Shqipëria ishte një shtet i madh në Adriatik. Studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin, ka qenë e entuziazmuar ditën e djeshme, pasi u shpall fituesja e çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe…
    Tags: të, në, që, për, dhe
  • 93
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
Comments