Kulturë

Gashi: Veprat e artit flasin më shumë se fjalët e politikës

Në Muzeun e Kosovës u hap ekspozita “Prishtina: Qytet i Nderit dhe Mirënjohjes”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Muzeu i Kosovës dhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ku u prezantua vepra artistike që tregon për rrugëtimin e Prishtinës nëpër etapa të ndryshme historike.

Në hapje të ekspozitës mori pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili e konsideroi këtë vepër si një punë të mrekullueshme, e cila do ta rendisë Prishtinën në mesin e qyteteve botërore që mbajnë vulën e ndërtimit të paqes.

“Në cilësinë e Ministrit të Kulturës, dua të ju përgëzojë të gjithëve që jeni angazhuar në projekt, dhe sot të gjithë ne, kemi arsye të ndihemi mirë për faktin se, deri në këtë fazë, ja keni dalë t’i realizoni me sukses përkushtimet dhe detyrat tuaja”, ka thënë Gashi, duke premtuar se MKRS-ja do të vazhdojë të mbështesë menaxhmentin e Muzeut të Kosovës, në mënyrë që vepra monumentale por edhe dokumentet e artit që janë krijuar në fazën e dytë, të promovohen dhe të rrugëtojnë nëpër vendet e tjera, si pjesë e përkushtimit për të treguar storien e Prishtinës dhe të Kosovës, përmes këtyre veprave të jashtëzakonshme që janë punuar.

“Kemi shumë arsye për ta bërë këtë. Së pari se përkushtimet e shtetit dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e vazhdueshëm të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit me përmbajtjen e qëllimeve dhe mesazheve të projektit të zhvilluar në të dy fazat, janë tërësisht në harmoni me njëra tjetrën. Prandaj, kemi arsye të ndihemi mirë që institucionet tona të trashëgimisë kulturore, në këtë rast Muzeu i Kosovës, me ndihmën e programeve mbështetëse të aleatit tonë më të madh SHBA-së, po arrijnë që jashtëzakonisht mirë t’i transmetojnë këto përkushtime për paqe mirëkuptim dhe tolerancë”, tha ministri.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Pastor Femi Cakolli Kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës Në judaizëm Pashka nënkupton  kalimin. Fjala hebreje pashcah dmth. kalim, kursim. Me të kalue ty! Me të kursye ty! Me kalue prej skllavërisë në liri; prej territ në dritë; prej fiseve në një komb; me e kalua vetveten, shkretëtirën dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Ajo është ventrilokuistja e parë në Shqipëri. Në fakt, në të gjithë globin janë shumë pak ventrilokë që kanë aftësinë të ushtrojnë këtë art, që është po aq i lashtë sa dhe Greqia Antike. Artistja që e do fort punën e saj është jo vetëm profesioniste në atë që bën,…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Prishtinë, 9 mars – Gra me shami e kokëzbuluar, të gjitha të veshura në të zeza, lëvizin me të njëjtën koreografi. Nëpërmjet performancës ua kanë mësyrë varreve të një fshati në Liban. Që të gjitha i shqetëson fakti se midis burrave zhvillohet luftë fetare. E ato janë të bashkuara në…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Duke nisur nga dita e premte do të nisi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festave. Referuar udhëzimit të publikuar ditën e sotme në “Fletoren Zyrtare”, ndalohet qarkullimi i një së mjetesh rrugore. Këto të fundit përfshijnë mjete me peshë…
    Tags: të, dhe, në, që
Comments