Inkurajime

Gëzim në qëllim!

Shoqëria jonë është e mbushur me pakënaqësi. Pse? Sepse kultura jonë na ka mësuar se ne jemi epiqendra e jetës sonë – se gjithçka duhet të rregullohet rreth çfarëdo lloj teke apo kënqësi që buron nga zemrat tona. Por, miqtë e mi, zemrat tona janë mashtruese (lexoni Jeremia 17:9). E vërteta është se gëzimi më i madh gjendet vetëm te Krijuesi hyjnor i universit – vetëm në madhështinë e pafund dhe të përjetshme.

Si të krishterë, ne duhet të ruhemi nga qëndrimi i rrezikshëm i pakënaqësisë që përhap kultura jonë. Kur ankohemi kundër vullnetit të Zotit për jetën tonë, e mbysim gëzimin e Zotit, e shpërfillim bukurinë e shpëtimit tonë dhe nuk i besojmë dorës sovrane, të dashur të Perëndisë. Kur ankohemi, i tregojmë botës se po përpiqemi të jetojmë në mënyrën tonë, duke u mbështetur në forcën dhe mençurinë tonë. Por ky qëndrim vetëm sa e dobëson besimin tonë dhe na bën dëshmitarë të paefektshëm për Krishtin. Jobesimtarët do të shikojnë ankesat tona dhe do të mendojnë, “Kush do që të jetë kaq i pakënaqur? Jam më mirë kështu siç jam.”

Perëndia na krijoi për gjëra më të mëdha se ankesat—Ai na bëri të reflektojmë lavdinë e Tij—virtytin, dashurinë, drejtësinë e Tij dhe shumë e më shumë! Sot, gëzohuni për qëllimin që Zoti ka për ju. Kështu, do të ngriheni mbi sprovat dhe vuajtjet dhe do të çoni dritën e jetës tek ata që janë të humbur në errësirën e pakënaqësisë.

Lutje: Jezus, Ti je Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi. Të gjitha gjërat qëndrojnë në Ty dhe të gjitha gjërat u krijuan nëpërmjet Teje dhe për Ty. Le të më përulë kjo e Vërtetë, në mënyrë që të gëzohem me Ty, pavarësisht nga rrethanat e mia. Në emrin e Jezusit, lutem. Amen.

“Atëherë do të ndriçoni si pishtarë në botë, duke e mbajtur lart fjalën e jetës” (Filipianëve 2:15-16).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Përballuni me krenarinë!Mëkati vjen në shumë forma dhe përmasa, por thellë brenda, çdo mëkat mbin nga e njëjta farë: krenaria. Nën çdo dështim moral është një dëshirë për të lartësuar veten. Askush nuk është i imunizuar nga kjo thyerje. Edhe njerëzit që kanë parë shenja të mrekullueshme dhe kanë përjetuar dorën e…
    Tags: të, për, në, që, dhe, inkurajime
  • 100
    Përballë një dileme!Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe…
    Tags: të, në, që, dhe, për, inkurajime
  • 100
    Pa ndalim.Veprat e Apostujve, kapitulli 28, vargjet 30 dhe 31. Kështu përfundon Libri i Veprave të Apostujve. “Dhe Pali ndenji plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira dhe priste të gjithë ata që vinin tek ai, duke predikuar mbretërinë e Perëndisë dhe duke mësuar gjërat e Zotit Jezu…
    Tags: të, në, dhe, për, që, inkurajime
  • 100
    Atij që i përkas…Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli…
    Tags: të, dhe, që, në, për, inkurajime
  • 99
    Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…
    Tags: të, në, dhe, që, inkurajime
Comments