Inkurajime

Gëzohuni me partnerin që Perëndia ju ka dhënë.

Fjalët e urta, kapitulli 5, vargu 18, thotë: “Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.” Nuk do të vazhdoj me vargun 19, sepse ky duhet  të jetë një program për të gjithë dhe nuk e di nëse dikush që po më dëgjon, ka fëmijët në makinë, apo aty ku është, kështu që do të ndalem këtu, por i gjithë kapitulli 5 i Fjalëve të urta, është një paralajmërim kundër tradhëtisë bashkëshortore dhe gjithashtu, një këshillë. Vargu 18: “Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.” Kjo fjalë e urtë, i nxit bashkëshortët, sic jam unë, që t’i shohin gratë e tyre dhe të gëzohen me to. Gëzohuni me nusen që Perëndia ju ka dhënë.

Qoftë i bekuar burimi yt, prej saj. Por në të njëjtën kohë, kjo Fjalë e urtë, i nxit gratë të gëzohen me burrat e rinisë së tyre dhe kështu, unë dua të lutem specifikisht për martesat dhe sigurisht që e di se, jo të gjithë që po më dëgjojnë, janë të martuar. Ndoshta disa nga ju, janë beqarë. Disa nga ju mund të jenë të divorcuar, kështu që ne i qasemi kësaj pamjeje të martesës, nga këndvështrime të ndryshme. Por të gjithë duhet të lutemi për ata që kemi rreth nesh, që burimi i tyre të bekohet dhe të të gjithë të gëzohen me bashkëshortët dhe bashkëshortet e tyre në martesë. Perëndi të lutemi për këtë. Unë lutem për këtë, në martesën time. Ne lutemi për këtë, në secilën prej martesave tona.

Zot, ne të lavdërojmë Ty për hirin dhe për mëshirën Tënde, për bekimet e Tua të bollshme dhe që do të bekosh burimin e martesës, që Ti na ke dhënë si dhuratë. Kështu, ne lutemi si bashkëshortë, të na ndihmosh të gëzohemi me nusen e rinisë sonë. Të nderojmë nusen e rinisë sonë. Të gëzohemi në cdo gjë me nusen e rinisë sonë. Ne lutemi, Perëndi, që edhe gratë të gëzohen në burrat që Ti u ke dhënë, lutemi që t’i ndihmosh ato që të respektojnë dhe të nderojnë, dhe të duan bashkëshortët e tyre. Zot, ne lutemi për martesa të bollshme, të mbushura me bekime. Ne e dimë se martesat nuk janë gjithmonë të lehta, ne e dimë se ka kundërshtarë në botë që tani po punojnë për të shkatërruar martesat, kështu që lutemi, Oh Perëndi, për bekime të shumta në martesat tona dhe për gëzim me bashkëshortët dhe bashkëshortet që Ti na ke dhënë.

Ne lutemi që të kujdesesh për ne. Na mbro që të mos infektohemi nga tradhëtia bashkëshortore. Na mbro që të mos largohemi nga bukuria që Ti ke paracaktuar për ne, në martesë. Ne lutemi që të na ndihmosh sot, t’i duam bashkëshortet tona, në një mënyrë që të lartëson Ty dhe që është e mirë për ne. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Të Shpejtë Për Të FalurPor jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin. – EFESIANËVE 4:32 Bibla na mëson të falim “lehtësisht dhe lirisht”. Ky është standardi që Perëndia ka për ne, pavarësisht se si ndihemi ne për këtë. Ne duhet të…
    Tags: të, dhe, që, ne, inkurajime
  • 96
    Perëndia i bën gjërat të ndodhin në kohën e duhur!Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; nëse vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë. – Habakuk 2:3 A po prisni që dëshirat e zemrës suaj të manifestohen? A po luteni…
    Tags: të, dhe, që, për, inkurajime
  • 96
    Nevoja për thyerjeDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa…
    Tags: të, që, për, dhe, inkurajime
  • 96
    Lejo paqen e Perëndisë të mbretërojë—dhe ji mirënjohës.Dy nga nipërit e mi, njëri 6 vjeç dhe tjetri 9  vjeç në atë kohë, ishin vërtetë  të zemëruar me njëri-tjetrin. Nuk më kujtohet se cili ishte konkretisht problemi, por ata filluan të flisnin me fjalë urrejtje ndaj njëri-tjetri. Më në fund ndërhyra dhe i ndërpreva. “ Carson, më thuaj…
    Tags: të, që, për, dhe, inkurajime
  • 94
    Përballuni me krenarinë!Mëkati vjen në shumë forma dhe përmasa, por thellë brenda, çdo mëkat mbin nga e njëjta farë: krenaria. Nën çdo dështim moral është një dëshirë për të lartësuar veten. Askush nuk është i imunizuar nga kjo thyerje. Edhe njerëzit që kanë parë shenja të mrekullueshme dhe kanë përjetuar dorën e…
    Tags: të, për, që, dhe, inkurajime
Comments