Kulturë

GKK prezanton João Ribasin kurator të edicionit të 16-të të Bienalit të fotografisë “Gjon Milit”

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se kuratori i 16-të i Bienalit të fotografisë “Gjon Milit” është João Ribas.

João Ribas është shkrimtar dhe kurator bazuar në Porto. Ai më parë ishte drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore Serralves, Porto, ku gjithashtu mbajti postin e zëvendësdrejtorit dhe kuratorit të lartë (2014-2018). Siç përcjell KultPlus, ai më parë ishte kurator i MIT List Visual Arts Center (2009-13) dhe i Qendrës së Vizatimeve, New York (2007-09). Ribas fitoi katër çmime të njëpasnjëshme AICA për ekspozitën më të mirë (2008-2011) dhe Emmy Hall Awards Tremaine Exhibition (2010). Shkrimet i tija janë botuar në publikime të shumta, si Artforum, Afterall, Artnews, Art in America, Frieze, Mousse, The Exhibitionist, Spike dhe The Guardian dhe vëllimi i tij i redaktuar In the Holocen, mbi artin dhe shkencën, Sternberg Press (2014).

Ribas ka dhënë mësim në Universitetin Yale, Shkollën e Dizajnit në Rhode Island dhe Shkollën e Arteve Pamore në Nju Jork, dhe aktualisht është pedagog në Universitetin Katolik të Portugalisë dhe Universitetin Lusófona, Porto. Ai ishte kurator i Bienales IV të Uralit (2007) dhe i pavijonit portugez në Bienalen e 58-të të Venecias (2019).

GKK gjithashtu ka lutur që të gjithë artistët të cilët merren me fotografi dhe multimedia, të i kontaktojnë në Facebook për të aranzhuar takim me kuratorin, të dielën me 7 korrik dhe të hënën me 8 korrik.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi, e cila po bën karrierë në Gjermani, do të bëhet pjesë e një projekti muzikor pak më ndryshe se ato të mëparshmet. Do të ngjitet në skenë me emra të mëdhenj të skenës së muzikës klasike botërore. Bashkë me dirigjentin e njohur amerikan Kent Nagano e…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Në MoMA – Muzeun e Artit Modern të New Yorkut, prej 15 korrik 2018 deri më 13 janar 2019 do të shfaqet ekspozita: Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980 (Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948 – 1980). Arkitektja kosovare Patrisa Pruthi, studente e dalluar e “The…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Rezultate të shumta të testeve vite me radhë e kanë ranguar Kosovën në mesin e shteteve me sistem të dobët arsimor. Ndryshimi i kurrikulave nëpër shkolla e universitete, prezantimi i platformave që ofrojnë mundësi për të rinjtë që ta zhvillojnë mendimin kritik dhe zgjerojnë horizontin, konsiderohen të domosdoshme. Kontribuues në…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për të pritur diasporën në një seancë pune. Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat…
    Tags: të, në, dhe
Comments