Informacione

Gonxhja: “Albanian Night”, qendra më e madhe etno-kulturore në Ballkan

Me rastin e festave të fundvitit, në Tiranë do të hapë dyert, këtë dhjetor, qendra më e madhe etno-kulturore në Ballkan.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të përjetojmë kulturën shqiptare përmes përvojave interaktive dhe shfaqjeve kulturore të frymëzuara nga traditat e hershme.

“Zbuloni ritet dhe zakonet shqiptare nëpërmjet muzikës, këngëve, valleve dhe përvojave kulinare tradicionale. Eksploroni trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare përmes duarve të më shumë se 500 artizanëve shqiptarë të cilët krijojnë vepra unike me metoda krejtësisht artizanale”, shkroi ministri Gonxhja, duke theksuar se, Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.

“Albanian Night” do të vendosë në dispozicion të artistëve e artizanëve shqiptarë, një hapësirë e cila do të përmbledhë trashëgiminë kulturore nga tërësia e trevave shqiptare në një ambient të vetëm, në zemër të Tiranës, prej më shumë se 2500 metra katrorë sipërfaqe

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 89
    Kinë, Partia Komuniste rishkrim të Biblës në një këndvështrim tjetërPartia Komuniste Kineze, po rishkruan Biblën me rishikime që përpiqen ta portretizojnë Jezusin, në një këndvështrim tjetër. Tina Ramirez, është themeluesja dhe presidentja e Hardwired – një grup që ka qenë një kritik i zëshëm i Partisë Komuniste Kineze dhe persekutimit të grupeve fetare dhe pakicave politike. “Pse Partia Komuniste…
    Tags: të, në, një, dhe, informacione
  • 87
    Ndikimi i pajisjeve elektronike në shëndetin tonëShumica e njerëzve sot jetojnë në një  lumë radiofrekuencash të emetuara nga teknologjitë me valë të të gjitha llojeve,  nga telefonat inteligjentë tek tabletët, monitorët e bebeve, televizorët, pajisjet smart dhe shumë të tjera. Sipas  ekspertëve, ekspozimi  i vazhdueshëm  ndaj këyre  pajisjeve, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin…
    Tags: të, dhe, në, një, informacione
  • 87
    Komplikacionet e gripit tek fëmijëtKomplikacionet e gripit tek fëmijët, mjekja ndan këshilla të rëndësishme për prindërit Gripi paraqet një sëmundje akute të rrugëve të frymëmarrjes të cilën e shkakton virusi i influencës të tipit A dhe B, që zakonisht paraqitet në numër të madh ose në formë epidemie gjatë periudhës së dimrit. Në këtë…
    Tags: të, në, informacione
  • 87
    Zbulime të reja në IzraelDalin në pah të tjera zbulime arkeologjike në muret rrethuese të qytetit të vjetër të Jeruzalemit. Bëhet fjalë për një Kanal rrethues më shumë se një mijë vjeçar që mbushej me ujë dhe përdorej si mbrojtje për muret e qytetit. Së bashku më të janë gjetur edhe shenja duarsh. Drejtuesi…
    Tags: të, në, dhe, më, informacione
  • 86
    Aliu nga IHMK: Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të funditGjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në disa fshatra të Prishtinës dhe Podujevës ka pasur reshje të borës. Por, si parashikohen të jenë temperaturat në Kosovë në ditët në vazhdim si dhe stina e dimrit? Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në një prononcim  ka thënë…
    Tags: të, në, informacione
Comments