Kulturë

“Gratë në art” me ngjyrat e shpresës dhe tejkalimit të vuajtjeve

Në çdo punim nga qeramika, punuar nga gratë, të mbijetuara të dhunës gjatë luftës në Kosovë, ekspozuar në kuadër të projektit “Gratë në art”, fshihet nga një rrëfim. Të gjendura përballë turpit dhe stigmës në shoqërinë kosovare, kjo pjesë e shoqërisë e ka të vështirë që të flasë për ato që u kanë ndodhur. Një terapi shëruese po del që të jetë arti. Përmes veprave artistike, 20 gra që u bënë pjesë e projektit shfaqen gjendjen e tyre shpirtërore.

Me ngjyra në punimet e tyre reflektojnë shpresë, qetësi, por ende vërehen edhe turbulencat që ato ndiejnë përbrenda. Në disa punime mbizotëron ngjyra e zezë, por edhe përshkrimet për njerëzit që i kanë për zemër. “O bir!..”, është përshkrimi në njërin nga punimet mbi të cilin është vizatuar edhe një zemër me të bardhë. Punimet e tjera veçohen për format e ndryshme gjeometrike, forma të çrregullta të njerëzve, lulet e ndryshme, përshirë këtu edhe lulen anemone, e deri të gjallesat ujore. Të gjitha punimet janë në shitje dhe do të qëndrojnë të ekspozuara gjatë gjithë vitit në dyqanin që gjendet tek rruga “Justiniani”, në lagjen “Pejton” te kompleksi i lokaleve prapa Katedrales. Me mjetet që do të grumbullohen synohet të kontribuohet në mbështetje ekonomike të të mbijetuarve të dhunës gjatë luftës së fundit në Kosovë, e që vlerësohet se janë rreth 20 mijë.

Artistja Blerta Syla – Surroi, e cila për dy javë punoi nga afër me këto gra dhe ua mësoi zanatin e artit në qeramikë, ka thënë se pikërisht arti është gjuha më e mirë për të komunikuar. Këtë, sipas saj, e ka dëshmuar edhe kjo punëtori.

Sipas saj, në fillim gratë kanë hezituar që të bëhen pjesë e projektit. Mirëpo kur kanë nisur punën, Syla-Surroi ka thënë se ato janë çliruar aq shumë, saqë kanë harruar edhe hallet e tyre e janë shoqëruar me njëra-tjetrën.

Ngjyrat i kanë lënë mbresa edhe aktores Anisa Ismajli, e cila ishte në kërkim të një dhurate për një mike.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka thënë se ky projekt është shumë kreativ, pasi që dhimbjen dhe rënkimet e grave i kthen në forcë, punë dhe angazhim. © KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Tetë të rinj nga vende të ndryshme janë bërë bashkë në Pejë për të mësuar më shumë sesi të shkruajnë një kritikë për film, por edhe sesi të raportojnë nga një festival. Kjo masterklasë po mbahet në kuadër të edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar. Olga…
    Tags: të, në, që, për
  • 95
    Shtete anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë që të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës e Serbisë i cili do të çonte në një marrëveshje ligjërisht obliguese për një normalizim zë plotë të marrëdhënieve, ka mësuar Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe. Siç kanë thënë burimet evropiane,…
    Tags: të, në, për, që
  • 95
    Zoti do t’u japë një vizion më të fuqishëm  atyre që janë besnikë me atë gjë  që Ai u ka ngarkuar në këto momente. Bibla na mëson se Zoti shpërblen shërbyesit e Tij besnikë: Dhe zoti i tij i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove…
    Tags: të, që, në, për
  • 94
    Kërkesës së shtruar qysh më 2013 për të shpëtuar veprat e skulptorit Agim Çavdarbasha – skulpturat që kaherë kanë nisur të shkatërrohen në oborrin e galerisë-muze në Çagllavicë – Ministria e Kulturës do t’i përgjigjet duke angazhuar ekspertë të institucioneve të veta. Ky institucion ka paralajmëruar që më së largu…
    Tags: të, në, për, që
  • 94
    Janë gjithsej 22 kandidatë nga 75 konkurrentë, të vlerësuar maksimalisht për të nisur kursin për vallëzim. Sa i përket këndimit, nga 20 që i kanë hyrë garës, pikët më të larta i kanë arritur 11 prej tyre. E për instrumentistë, komisionit vlerësues ia kanë mbushur mendjen 2 nga 6 sa…
    Tags: të, në, për, që
Comments