Kulturë

Green Art Fest vjen me edicionin e dytë “Hello Tomorrow”

Green Art Fest, festivali mjedisor në Obiliq vjen me edicionin e dytë “Hello Tomorrow”. Në këtë edicion festivali orientohet në veprimet individuale të gjithsecilit për një mjedis më të pastër.

GAF organizon garë në tri fusha arti më qëllim të ndërgjegjësimit të publikut në idenë që veprimet e përditshme të individëve e bëjnë diferencën në mes të një mjedisi të pastër dhe një mjedisi të ndotur.

Duke e konsideruar artin si mekanizëm të komunikimit me publikun, ky festival përpiqet të përçojë mesazhe specifike te qytetarët.

Për dallim nga edicioni i kaluar ku GAF ka organizuar garë në Pikturë dhe Fotografi, kësaj radhe organizon edhe garë në film të shkurtë mjedisor.

Festivali mbahet gjatë datave 29,30 shtator në Palestrën sportive “Adem Jashari” në Obiliq, ku gjatë këtyre ditëve rreth 80 artistë komunikojnë me publikun nëpërmjet ngjyrës në pëlhurë, fotografisë në kornizë, dhe filmit në ekran.

Hapja e festivalit bëhet me 29 shtator nga ora 14:30, ku janë të ftuar artistë, zyrtar nga institucionet lokale dhe qendrore, si dhe partnerë të tjerë të projektit.

Veç kësaj, e ftuar speciale e festivalit është Lauren Boothe Kelly, menaxhere për marrëdhënie me jashtë në CIEE, dhe e cila vjen nga Washington DC.

Festivali “Green Art Fest” mirëpret të gjithë artdashësit dhe të rinjtë që me vizionin e tyre të ndikojnë në përmbushjen e qëllimeve të festivalit.

Festivali organizohet nga organizata jo-qeveritare “Keep It Green” dhe është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Obiliqit, Raiffeisen Bank, American Corner, Open Art Gallery, Sleep Bar, OrfoKosova etj.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Në duart e Nënës Tereze kam përjetuar dhe shprehur bashkëpunimin mes Zotit dhe njeriut”. Don Lush GJERGJI Kaluan- të mos them, “fluturuan” dymbëdhjetë vite nga kalimi në amshim i Mikut, Vëllait, Krijuesit, Skulptorit, Artistit të mirënjohur dhe të dashur, prof. AsimLokaj. Kujtimi për të, zgjon në mua shumë ndjenja, përjetime,…
    Tags: dhe, të, në
  • 92
    Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për të pritur diasporën në një seancë pune. Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat…
    Tags: të, në, dhe
  • 92
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 92
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 91
    Nga data 15 deri më 17 shtator 2018, në Rahovec mbahet edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi të kësaj komune. Edhe në këtë edicion do të sillen emrat e shquar të letërsisë botërore, nga Japonia e deri në SHBA, nga…
    Tags: të, në, nga, dhe
Comments