Guximi për të pritur!
Kur jeta duket sikur u ka mbyllur çdo derë, vazhdoni të ecni përpara, të punoni shumë dhe t’i besoni Perëndisë për një diçka të mirë.
Hagai 2:4-9
Bujqësia kërkon punë të palodhur, nga lërimi tek mbjellja dhe deri te korrja. Por kur fermeri shikon një fushë të paploruar, puna fillon në imagjinatën e tij shumë kohë përpara se të mbillet fara e parë. Fermeri duhet të shpresojë për të korra të mira, një korrje me bollëk—dhe kjo shpresë ushqen punën e tij të palodhur edhe pse nuk e di fundin se çfarë do të ndodhë.
Judenjtë që u kthyen në Jeruzalem pas gati 70 vjetësh në mërgim u përballën me një dilemë të ngjashme. Ata gjetën rrënoja aty ku dikur qëndronte tempulli i tyre i bukur dhe rindërtimi i tij dukej e pamundur. Njerëzit kishin nevojë për shpresë për të riaktivizuar imagjinatën e tyre për punën e vështirë që i priste.
“Unë jam me ju,” tha Perëndia, duke u dhënë atyre shpresën e pranisë dhe fuqisë së Tij. Ai “e zgjoi frymën” e udhëheqësve të Izraelit, Zorobabelit dhe Jozueut, dhe bëri të njëjtën gjë për popullin (Hagai 1:13-15). Pastaj Ai u dha një fjalë për pritjen – duke thënë se gjërat do të ndryshonin “pas pak”. Që ta shihnin lavdinë që po vinte, Perëndia u tha të merrnin guxim dhe të punonin. Pastaj Ai premtoi: “Lavdia e këtij tempulli të fundit do të jetë më e madhe nga ajo e të mëparshmit,… dhe në këtë vend unë do të sjell paqen” (Hagai 2:4-9).
Kur shpresat tona për të ardhmen veniten, le të kujtojmë se plani i Perëndisë për ta bërë “lavdinë e fundit” më të madhe vlen edhe për ne. Ai i shpengon të gjitha gjërat – madje edhe ato që duken të pashpengueshme. Kështu që le të marrim guxim dhe të vazhdojmë të punojmë.
Related Posts
- 100
- 100
- 97
- 97
Jemi në luftë të vazhdueshme shpirtërore kundër Satanit. Ai përpiqet të skllavërojë trupin tonë me varësi dhe të ndryshme, mendjet tona me herezi dhe dyshime paralizuese, shpirtrat tanë me faj dhe turp. Ai kërkon të na vjedhë gëzimin, të përçajë familjet tona dhe të shkatërrojë marrëdhëniet tona me Jezu Krishtin… - 97











