Kulturë

“Hamilton” së shpejti në ekran të madh

Krijuesi i shfaqjes së famshme dhe tejet të suksesshme “Hamilton”, Lin-Manuel Miranda, e ka konfirmuar lajmin se versioni filmik i këtij projekti do të lansohet në tetor të vitit 2021.

Aktori dhe kompozitori 40-vjeçar e ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për ta zbuluar lajmin se, filmi i ri i bazuar në mjuzikllin e tij të famshëm të Broadway-it do të shfaqet në ekran të madh vitin e ardhshëm, dhe në këtë projekt do të përfshihet kasta origjinale e shfaqjes.

Miranda, i cili në shfaqjen muzikore e portretizon kryepersonazhin, Alexander Hamilton, në mesazhin e tij ka shkruar: “Disney ua prezanton: Hamiltonin. Me kastën origjinale të shfaqjes së Broadway-it. I xhiruar në skenën e teatrit “The Richard Rodgers” në New York. Së shpejti në të gjitha kinematë. Nga 15 tetori i vitit 2021”.

Disa burime kanë treguar për portalin “Deadline”, që studioja filmike “Disney” i ka paguar 75 milionë dollar për të drejtat autoriale të kësaj shfaqjeje.

Ndërkaq, komentet e fundit të Mirandas vijnë pak kohë pasi ai e kishte paralajmëruar publikun, se një version i “Hamiltonit” për ekran të madh do të vijë më shpejt se që ishte menduar.

© KOHA

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Me “besa-besë” para 121 vitesh filloi punimet Lidhja e PejësNë fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 95
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
  • 93
    Filarmonia e Kosovës akordohet për Vengerovin, biletat shpërndahen për katër orëBrenda katër orëve Filarmonia e Kosovës s’ka pasur më bileta për koncertin e së dielës. Kaq janë dashur që të mërkurën të shpërndahen 350 biletat pa pagesë, aq sa ky institucion kishte vënë në dispozicion. Gjatë kohës kur ata synonin ta siguronin ndonjë, anëtaret e orkestrës kanë qenë në prova…
    Tags: të, në, për, ka
  • 93
    Lufta kundër piraterisë mbetet sfidë për institucionetMbi 10 milionë euro është vlera e mallrave që Dogana e Kosovës ka konfiskuar vetëm sa i përket shkeljes së të drejtës së autorit që nga viti 2010. Të dhënat e shpalosura nga ky institucion shpërfaqin se riprodhimi i markave të njohura botërore në mënyrë pirate është goxha i pranishëm…
    Tags: të, në, ka, për
  • 93
    Përvjetori i vizitës së Nënë Terezës në Shkup rikthen dokumentarin e harruarShtatë dekada moshë nuk e kishin mpakur gjallërinë e saj kur ajo po zbriste shkallët e një aeroplani që sapo kishte zbarkuar në aeroportin e Shkupit. Kur emri i saj veç kishte marrë dhénë, Gonxhe Anjezë Bojaxhiu atë ditë qershori u tregua plot mirësi e buzëqeshje ndaj nikoqirëve që kishin…
    Tags: të, ka, për, në
Comments