Kulturë

Hapet ekspozita “Flakadanët e lirisë”

Në ditën e parë të Epopesë së UÇK-së është hapur ekspozita “Flakadanët e lirisë” e autorit Besart Gashi, e cila paraqet portrete të dëshmorëve të gdhendura në dru.

Autori Besart Gashi, tha se e veçanta e kësaj ekspozite është se do të punojë portretin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, përgjatë tri ditëve të shënimit të “Epopesë së UÇK-së” dhe kjo vepër do të mbetet pjesë e Muzeut Kombëtar.

Ai tregoi se në këtë ekspozitë ka punuar rreth 4 muaj dhe se të gjitha punimet janë të bëra me daltë në dru.

“Sot, për nder të 22-vjetorit të rënies së familjes Jashari, hapa një ekspozitë me motive kombëtare në Muzeun Kombëtar. Jam i lumtur që pata mundësinë të bëjë një ekspozitë të tillë, që t’i paraqesë figurat më emblematike të kombit shqiptar. E veçanta e saj është kjo pikturë mbrapa meje që do të punohet tri ditë si shenjë simbolike që ka zgjatur tri ditë beteja e Jasharajve. Ajo do të punohet deri më 7 mars dhe do të jetë në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Të gjitha janë të punuara me daltë në dru, kjo do kohë, përkushtim dhe mund. Kam punuar katër muaj për këtë ekspozitë”, tha ai.

Gashi tha se me komandantin legjendar Adem Jashari në Prekaz nis lufta për lirinë e Kosovës, e kjo është arsyeja se pse ai ka vendosur ta punojë portretin e tij.

“Adem Jashari është nderi i kombit shqiptar. Mos të kishte qenë Adem Jashari ne sot nuk do të ishim të lirë. Aty ishte pikënisja e lirisë së Kosovës, aty është gurthemeli i lirisë së Kosovës dhe për atë arsye edhe e punoj”, tha Gashi.

Ekspozita do të jetë e hapur deri me 7 mars, kur edhe përfundon manifestimi i Epopesë së lavdishme të UÇK-së. /KosovaPress/

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë miratuar propozimin e kryetarit Mytaher Haskuka për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave në pronësi komunale me qëllim të bartjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qytetin e vjetër. Kësisoj me shumicë votash KK-ja e…
    Tags: të, në
  • 100
    Edicioni i 9-të Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë ‘Polip’ fillon këtë të premte më 10 maj, në Prishtinë, në ora 19:00, në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës. Këtë vit ‘Polip’ fokusohet në nocionin e ‚ujdisë letrare’ dhe botëkuptimeve rreth saj si një proces negociator artistik që u mundëson shkrimtarëve e artistëve…
    Tags: të, në
  • 100
    Eshtë përgatitur për të nisur edicionin e 9-të të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. Ai do të nisë nesër mbrëma dhe do të vazhdojë edhe më 5 e 6 maj. Drejtori i këtij festivali, Mustafë Ramaj, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për të nisur këtë edicion…
    Tags: të, në
  • 100
    Filmi “Nëntor i ftohtë” i regjisorit kosovar Ismet Sijarina ka marrë Mirënjohjen Speciale të Jurisë në festivalin e filmit “GoEast”, në Wiesbaden të Gjermanisë. Ky është çmimi i tretë me radhë që rrëmben ky film, i cili javën që vjen do ta vazhdojë rrugëtimin në Linz dhe Vjenë të Austrisë.…
    Tags: të, në
  • 100
    Më 27 shkurt të vitit 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”, e cila u botua me nismën e atdhetarëve Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës. Ishte një nga veprimtaritë më të rëndësishme të patriotëve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 themeluan “Shoqërinë e…
    Tags: të, në
Comments