LAJMET E FUNDIT

Hapet ekspozita “Unë jam shqiptar”

Sot në Muzeun Arkeologjik në Prizren, u hap ekspozita me fotografi “Unë jam shqiptar”, që ka për protagonistë shqiptarët nëpër botë që nga koha e Skënderbeut e deri në ditët e sotme.

Ekspozita u hap nga arkeologu Vesel Hoxhaj, i cili tha se kjo ekspozitë është aktivitet i kalendarit të përbashkët kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës Shqipërisë, transmeton kp.

Ministrisë së Kulturës, foli Samir Hoxha, i cili tha se kjo ekspozitë që hapet sot në Prizren, është një ndër aktivitetet të cilat janë zhvilluar për nder të 550 vjetorit të vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

“Ekspozita që po hapet sot në Prizren, është një kontribut i çmuar i dy institucioneve të Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore në të dyja anët e kufirit, në lartësimin e figurave të rëndësishme historike por edhe atyre të kulturës, artit, letërsisë, sportit dhe personaliteteve të tjera kombëtare që emigruan shekuj më parë në vende të ndryshme të botës. Por edhe përkundër këtij fakti ata në asnjë moment nuk e harruan vendin e origjinës, kombin dhe vendin e tyre dhe në ç’do rast e potencuan faktin dhe lartësuan identitetin e tyre kombëtar duke thënë se ‘Unë jam shqiptar”, tha Hoxha.

Hoxha po ashtu tha se ky aktivitet duhet të jetë si shembull që secili të japë kontributin e tij për ndriçimin e historisë dhe personazheve që e kanë bërë këtë histori. Ai ka njoftuar që brenda disa ditëve një pjesë e Ministrisë së Kulturës do të bartet në Prizren.

“Brenda pak ditëve në Prizren do të bartet një pjesë e Ministrisë së Kulturës dhe veç qytet universitar, Prizreni po bëhet edhe qytet i institucioneve të republikës së Kosovës” tha Hoxha.

Hoxha tha se MKRS-ja do të vazhdojë të përkrahë aktivitete të tilla.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 88
    Edicioni i 17-të i festivalit të filmit që mbahet parvjetshëm në Prizren “ DokuFest”, këtë vit do të mbahet në datat 3-11 gusht. Drejtoresha e këtij festivali, Nita Deda, në konferencën e parë për media të këtij edicioni, ka shpalosur informacione rreth programit të festivalit që këtë vit trajton si…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 88
    Që nga 17 shkurti i këtij viti kur edhe Kosova shënoi ditëlindjen e saj të dhjetë, Muzeun e Kosovës e kanë vizituar mbi 7 mijë vizitorë, ku një numër i konsiderueshëm prej tyre janë turistë të huaj. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj në…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 88
    Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 87
    Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbetet figura më emblematike e historisë kombëtare shqiptare, simbol i unitetit dhe përfaqësues i denjë i kombit shqiptar. Kështu u tha në manifestimin “Ditët e Skënderbeut”, me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Edukimit dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 86
    Prishtinë, 5 korrik - Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme, ftuar dhe udhëhequr kryeministri Ramush Haradinaj, në të cilën u diskutua për presionet dhe shantazhet që është duke i bërë Beogradi ndaj pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb si dhe…
    Tags: të, në, dhe, së, që
Comments