Kulturë

Hapet festivali i parë ndërkombëtar i prozës “Fiction Fest”

Mbrëmja në Prishtinë ishte më ndryshe se netëve të tjera. Sonte kryeqytetit ju shtua edhe një festival. Një festival që vendit i kishte munguar.

Fiction Fest është festivali i parë ndërkombëtar i prozës që mbrëmë vazhdoi të jetësohet në Prishtinë. Gjatë këtij Festivali pritet të dëgjohen proza të ndryshme të shkrimtarëve vendorë e ndërkombëtarë. E në natën e parë të këtij festivali disa shkrimtarë të vendit lexuan prozat e tyre.

Mirëpo këtë festival që e nderoi më së shumti me pranim e tij ishte shkrimtari dhe akademiku, Rexhep Qosja.

Organizatorja e këtij festivali Saranda Buzhala tregoi se cilat janë synimet e këtij festivali dhe çka e bënë të veçantë këtë festival, shkruan Insajderi.

“Festivali synon që të krijojmë lidhje me shkrimtarët tanë dhe te huajë ajo çka e bënë të veçantë këtë festival është se ky festival mbahet për herë të parë në vend”, ka thënë Buzhala.

Ndërsa shkrimtari i njohur, Rexhep Qosja tha se është shumë i lumtur për hapjen e këtij festivali të parë të prozës në vend.

Qosja po ashtu shtoi se ne jemi mësuar të shohim festivale të ndryshme por jo të prozës, ndër tjera tha se në Kosovë dhe Shqipëri më shumë ka shkrimtarë se lexues.

“Ne jemi mësuar të shohim festivale te artit, muzikës, muzikës argëtuese jo të muzikës serioze por jo festival të prozës. Unë besoj por besoni edhe ju se organizatorët e këtij festivali dëshirojnë të promovojnë sa më shumë prozën. Në këtë kohë kemi më shumë shkrimtarë sesa lexues Kosovë dhe Shqipëri. Organizatorët e këtij festivali kanë dashur t’u thonë institucioneve të vendit të bëjnë çka nuk është bërë deri më tani sepse po e shpërfillin krijimtarinë letrare. Urojë që ky mesazh të dëgjohet dhe të mendohet, urojë që prozatorët vendor dhe ndërkombëtar të japin mesazhin e tyre”, ka thënë Qosja.

Në natën e parë të këtij festivali publiku dëgjoi prozat e shkrimtarit nga Serbia, Serdan Tesheni, shkrimtares nga Kosova, Donika Dabisheci, shkrimtarit nga Mali i Zi, Stefan Boshkoviq dhe Viljan Graqi nga Shqipëria.

“Fiction Fest” do të mbahet edhe nesër ku shkrimtari dhe akademiku, Rexhep Qosja pritet të lexoj disa nga shkrimet e tij.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 84
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe
  • 83
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 83
    Një avion i linjës Boeing 737 me më shumë se 110 pasagjerë dhe ekuipazhi u rrëzua të premten pranë Aeroportit Ndërkombëtar Jose Marti në Havanë, Kuba, pak pas ngritjes. Aeroplani, Cubana Flight 972, ishte në rrugën e tij për në Holguin, Kubë, kur ajo u rrëzua rreth orës 12 të…
    Tags: në, të, se, dhe
  • 83
    Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për të pritur diasporën në një seancë pune. Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat…
    Tags: të, në, dhe
  • 82
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
Comments