LAJMET E FUNDIT

Haradinaj vlerëson se institucionet e sigurisë së Kosovës janë në nivel të përgjegjësisë

Prishtinë, 5 korrik – Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme, ftuar dhe udhëhequr kryeministri Ramush Haradinaj, në të cilën u diskutua për presionet dhe shantazhet që është duke i bërë Beogradi ndaj pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb si dhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Kryeministri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës në një konferencë për gazetarët, përkitazi me këtë temë ka thënë se sulmet dhe shantazhet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë që këta të fundit të kërkojnë lirim nga shërbimi në FSK.

“Raportohet edhe në media për sulme me armë dhe mjete shpërthyese që e rrezikojnë jetën e pjesëtarëve serbë të FSK-së. Këto në të kaluarën kanë ndodhur në veri, pastaj është raportuar edhe për kërcënime të tjera, por së fundi ka rezultuar me kërkesën për lirim të FSK-së nga një numër i pjesëtarëve serbë, nga një rajon i Kosovës, që nuk është veriu në këtë rast”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se shumica e tyre në deklarimet e motiveve për lirim paraqesin presionin direkt të ushtruar nga autoritetet e Beogradit zyrtar.

Më tej kryeministri Haradinaj tha se presionet janë të natyrave të ndryshme, qoftë gjatë udhëtimeve në Serbi, ndalimi dhe marrja në pyetje, kërcënimet me jetën dhe për familjet e tyre e deri të instrumentet e tjera që janë përdorur, përfshirë edhe mekanizmat e tjerë të institucioneve paralele që operojnë në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj tha se këto sjellje nuk ndikojnë në situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe se institucionet e sigurisë së Kosovës janë në nivel të përgjegjësisë.

I pyetur nga gazetarët nëse sulmet tek pjesëtarët e komunitetit serb lidhen me paralajmërimin nga ana e serbëve që nuk pranojnë që në të ardhmen të jenë pjesë e FSK-së pas shndërrimit në ushtri, kryeministri Haradinaj tha se vite më herët ka pasur një qasje nga Beogradi zyrtar që serbët e Kosovës nuk duhet të marrin fare pjesë në institucionet e Kosovës.

“Sot serbët e Kosovës janë qytetarë të barabartë në Kosovë dhe marrin pjesë në jetën politike, institucionale, qeverisëse dhe shoqërore në vend. Ky presion i tillë është i pakuptimtë, të cilit i ka dalë koha, sepse këto metoda kanë ndodhur para 10 vjetësh dhe jemi të habitur nga kjo qasje e tillë, e padrejtë”, tha kryeministri Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se me këto veprime, dikush po ushtron krim ndaj këtyre qytetarëve të Kosovës, të rinjve, të rejave dhe familjeve të tyre. “Është kundër konventave, kundër të drejtave të njeriut, është kundër jetës e sigurisë së këtyre qytetarëve dhe ne si Kosovë kemi vepruar me kohë, kemi ndërmarrë me kohë ato veprime, si në planin e brendshëm edhe të jashtëm, që të sqarohet ky veprim i papranueshëm i tillë”, tha kryeministri Haradinaj.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 89
    Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbetet figura më emblematike e historisë kombëtare shqiptare, simbol i unitetit dhe përfaqësues i denjë i kombit shqiptar. Kështu u tha në manifestimin “Ditët e Skënderbeut”, me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Edukimit dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 89
    Që nga 17 shkurti i këtij viti kur edhe Kosova shënoi ditëlindjen e saj të dhjetë, Muzeun e Kosovës e kanë vizituar mbi 7 mijë vizitorë, ku një numër i konsiderueshëm prej tyre janë turistë të huaj. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj në…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 89
    Edicioni i 17-të i festivalit të filmit që mbahet parvjetshëm në Prizren “ DokuFest”, këtë vit do të mbahet në datat 3-11 gusht. Drejtoresha e këtij festivali, Nita Deda, në konferencën e parë për media të këtij edicioni, ka shpalosur informacione rreth programit të festivalit që këtë vit trajton si…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 89
    Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 87
    28 vite më parë delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990…
    Tags: të, dhe, kosovës, në
Comments