LAJMET E FUNDIT

Hasani i Rinisë Europiane do sa më shumë bashkëmoshatarë në lista zgjedhore

Zyra e Rinisë Evropiane të Kosovës ka kërkuar përsëri nga liderët e partive politike që në listat e kandidatëve për zgjedhje parlamentare që do të mbahen në qershor të ketë sa ma shumë kandidatë të rijnë në moshë përkatësisht nën moshën 28 vjeçare.

Kryetari i Rinisë, Avdullah Hasani ka kërkuar që rinjtë të jenë pjesëmarrës në listat zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që po afrohen, ai tha se “për ne të rinjtë ka shumë rrugë në të cilat mund të dëgjohet zëri jonë, por përfaqësimi në parlament dhe jeta parlamentare nga ana e deputetëve të rijnë në moshë që do të mund të zgjidhen do të krijonte një rast të shkëlqyer për të qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i jetës demokratike dhe vënies së themeleve të fuqishme në procesin e shtet ndërtimit, të cilin Kosova po mundohet ta zhvillojmë përkushtim”, ka deklaruar Hasani.

Ai po ashtu ka kërkuar nga liderët e subjekteve politike të largohen nga politikat diskriminuese për të rinjtë dhe favorizuese për të moshuarit, ndërsa përsëriti kërkesën e tij që të rinjtë të përfshihen në listat zgjedhore të partive politike në mënyrë që të jenë kandidat për tu zgjedhur në Kuvendin e Kosovës e më pastaj edhe përfaqësues të denjë të sektorit të rinisë theksoi Hasani.

Hasani shtoi se kjo formë e do ti hapte rrugë frymëzimit të demokracisë te të rinjtë. Këto komente ai i bëri gjatë dy takimeve të zhvilluara me të rinjtë e kryeqytetit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 90
    Në Jahorinë të Bosnjës dhe Hercegovinës, nën organizimin e SEESAC po mbahet takimi i 7-të i Komisioneve për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta. Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme i Kosovës potencoi se më qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët…
    Tags: të, në
  • 87
    Prishtinë, 1 qershor – Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), kryesuesi Nehat Idrizi i shoqëruar nga disa anëtarë të Këshillit, priti sot një delegacion të nivelit të lartë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë (KLD), kryesuar nga presidenti i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë…
    Tags: të, në
  • 84
    Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë , Ruud Vermeulen, ka kërkuar maturi në zotime fiskale. “Tani, është e rëndësishme që të sigurohen veprime të fuqishme të politikave, duke përfshirë disiplinë fiskale, meqë ato janë thelbësore për të përshpejtuar konvergjencën…
    Tags: të, në
  • 80
    Prishtinë, 19 maj – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nënshkruar në emër të Qeverisë, Memorandumin me Bashkimin Evropian, përkatësisht Zyrën e BE-së në Kosovë, i cili ka për qëllim monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit nga një mision vëzhgues shumë…
    Tags: të, në
  • 75
    Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook premton se marrëveshjet që ka nënshkruar me Sindikatat dhe pensionistët nuk do të mbesin në sirtarë por të gjitha ato do të jetësohen. Postimi i Haradinajt në Facebook: Në këtë fushatë zgjedhore bashkë me z. Veseli, për…
    Tags: të, në
Comments