LAJMET E FUNDIT

Himni Shtetëror i Kosovës mbush 10 vjet

Himni Shtetëror i Republikës së Kosovës mbush sot një dekadë nga miratimi në Kuvendin e shtetit të ri, që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Propozimi me shifrën “Europa” u miratua në 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë të Kuvendit 120 anëtarësh si Himn Shtetëror, me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Kompozitori Mendi Mengjiqi është autor i melodisë pa tekst, e përzgjedhur mes 134 propozimeve të paraqitura në konkursin publik për Himnin.

Komisioni për Simbolet Shtetërore të Kosovës kishte dërguar në Kuvend tre propozime, ndërsa Kryesia e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare nxorën në votim vetëm propozimin e parë – melodinë me shifrën “Europa”.

Në seancë plenare, deputetët u ngritën më këmbë për të nderuar Himnin e Republikës së Kosovës, të transmetuar në sallën e Kuvendit.

Në prag të 15 qershorit 2008, ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, shteti i ri i Kosovës me Himnin i plotësoi simbolet shtetërore, pasi Kuvendi kishte miratuar edhe Flamurin e Stemën në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë.

Himni Shtetëror i Republikës së Kosovës kishte një konkurrencë të madhe, nga 134 propozimet 110 ishin nga Kosova, ndërsa 24 nga shtetet tjera të botës: 7 prej Francës, 5 prej Shqipërisë, nga 2 prej Gjermanisë, Suedisë e Sllovenisë, nga 1 prej SHBA-së, Britanisë së Madhe, Holandës, Rusisë, Zelandës së Re dhe Kroacisë.

Autori i Himnit, kompozitori Mengjiqi menjëherë pas miratimit të melodisë ka thënë se pret që me kohë ajo të bëhet edhe me tekst.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 90
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 79
    Diplomati i karrierës, eksperti i Kosovës, Ballkanit edhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Shaban Murati botoi librin “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, gjatë një ceremonie të enjten në Tiranë. Në këtë libër, siç raporton ATSH, përfshihen analiza të mirëfillta diplomatike për Kosovën, të cilat janë shkruar gjatë 10 viteve, që nga krijimi…
    Tags: të, në, dhe, kosovës, për, një
  • 76
    Krishtlindja është si një festë e shenjtë fetare dhe një fenomen global kulturor dhe komercial. Për dy mijëvjeçarë, njerëzit në mbarë botën e kanë vëzhguar atë me tradita dhe praktika të cilat janë të natyrës fetare dhe sekulare. Të krishterët festojnë Ditën e Krishtlindjeve si përvjetorin e lindjes së Jezusit…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 74
    Prishtinë, 5 korrik - Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme, ftuar dhe udhëhequr kryeministri Ramush Haradinaj, në të cilën u diskutua për presionet dhe shantazhet që është duke i bërë Beogradi ndaj pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb si dhe…
    Tags: të, në, dhe, kosovës, së
  • 72
    Për herë të dytë një shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës është anuluar si shkak i grevës së aktorëve. Përderisa në tetor të vitit të kaluar në skenë nuk është vënë siç ishte planifikuar shfaqja “Bordel Ballkan”, as këtë të mërkurë nuk u dha premiera e parë e planifikuar për…
    Tags: të, për, dhe, në, së
Comments