Inkurajime

Hiqni dorë nga “ari” i jetës suaj!

Ari nuk është asgjë më shumë se një gur i verdhë, por është vlerësuar si një mall i vlefshëm në pothuajse çdo qytetërim përgjatë historisë. Si djali i birësuar i vajzës së Faraonit, Moisiu mund të kishte pasur shumë shufra ari. Jeta në pallat ishte komode dhe luksoze. Dhe një ditë mund të ishte bërë faraon. Por Bibla thotë se ai e shkëmbeu arin me lavdi.

Moisiu hoqi dorë nga një jetë me pushtet dhe luks për hir të Krishtit. Moisiu ishte i bindur ndaj Perëndisë, sepse ai e dinte se thesari i njohjes së Tij ishte pafundësisht më i vlefshëm se vetë ari. Në të kundërt, breza përpara se të lindte Moisiu, Jozefi ishte një zyrtar i lartë në oborrin e Faraonit. Ai kishte shumë ar, por zemra e tij nuk ishte tek ari. Thirrja e tij ishte të qëndronte në pallat dhe të ndikonte në jetën në Egjipt për shkak të pozicionit të tij.

E shihni, “ari” që duhet të shmangim nuk është pasuria tokësore në vetvete, por çfarëdo idhulli që qëndron në rrugën e bindjes tonë ndaj thirrjes që Perëndia ka për ne. Dhe kjo është arsyeja pse Fjala e Perëndisë e lavdëron Moisiun që hoqi dorë nga ari i botës për lavdinë e Perëndisë. Ai la ​​gjithë arin e Egjiptit për t’iu bindur thirrjes së Perëndisë për jetën e tij.

Pra, pyeteni veten: Cili është “ari” për mua? Çfarë më pengon që t’i bindem vullnetit të Perëndisë? Sido që të jetë, Krishti është shumë më i çmuar.

Lutje: Zot, më drejto me Frymën Tënde për të identifikuar idhujt në zemrën time që po më pengojnë të ruaj lavdinë e pranisë Tënde. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

” Duke parapëlqyer të keqtrajtohet bashkë me popullin e Perëndisë se sa të gëzonte për një farë kohe dëfrimet e mëkatit,” (Hebrenjve 11:25).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Autoriteti i Fjalës!“Atëherë fjala e Zotit iu drejtua…”- Zanafilla 15:4 Autoriteti në botën tonë është po aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi i shëndetshëm dhe ajri i pastër. Kur secili është “ligj për veten” nuk ekziston ligji; anarkia çon në kaos dhe kaosi në asgjësim. Kjo është arsyeja pse historia e njerëzimit…
    Tags: të, që, për, një, në, është, dhe, se, inkurajime
  • 92
    Kurrë nuk është tepër vonë!Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtë, që nuk kanë nevojë për pendim. Luka 15:7 A keni qenë ndonjëherë në oqean me një varkë të vogël pa…
    Tags: të, në, një, dhe, se, për, që, më, inkurajime
  • 90
    Inkurajim për të bërë që koha të të shërbejë tyKujto sa e shkurtër është jeta ime. Për çfarë kotësie ke krijuar gjithë bijtë e njerëzve? ( Psalmi 89:47) “ Do të më pëlqente shumë ta bëja këtë, por nuk kam kohë!” Sa shpesh e ke dëgjuar këtë? Sa herë e ke thënë vetë? “ Unë nuk kam kohë.” Fakti është…
    Tags: të, që, për, në, është, më, inkurajime
  • 90
    Një klithmë agonie nga Kryqi!“Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: “Kam etje!.” (Gjoni 19:28). Kjo thirrje, thënia e pestë nga kryqi, ishte një klithmë agonie personale dhe dhimbjeje fizike, por edhe një klithmë nevoje e thellë shpirtërore. Dy ditë përpara kryqëzimit, Zoti ynë Jezus…
    Tags: të, në, që, se, dhe, për, më, një, inkurajime
  • 90
    I DENJË PËR FALENDERIM!Çfarë thoptë Bibla për falënderimin? Perëndia bekohet dhe nderohet, sepse një jetë falënderuese është shenjë e një besimtari që njeh karakterin e Perëndisë, veçantinë dhe madhështinë e Tij. Zoti është dhënësi i çdo gjëje të mirë dhe Ai është i denjë për falënderim. Meqenëse cilësitë e Perëndisë nuk janë të…
    Tags: të, dhe, është, që, për, tij, në, inkurajime
Comments