Hiri dhe e vërteta
Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit (Gjoni 1:17).
Kur William MacKay u largua nga shtëpia për të shkuar në kolegj, nëna e tij i dha një Bibël. Në faqen e parë të Biblës, ajo i la një nënshkrim. “ Për William MacKay, nga nëna jote ”. Gjithashtu shkroi edhe datën. Por William nuk ishte aspak i interesuar për këtë libër. Ai nuk besonte njësoj si ajo. Në fund të fundit ai ishte i ri dhe jeta ishte shumë tërheqëse.
Henrietta Mears, ishte një grua e perëndishme. Ajo shpenzoi pjesën më të madhe të jetës së saj duke punuar në kolegj me të rinjtë dhe thoshte “Nuk është universiteti vendi ku njeriu e humbet besimin e tij. Thjesht, ky person nuk e ka sjellë ndonjëherë besimin me vete.”
Ndoshta ky ishte edhe rasti i Williamit. Edhe pse ai ishte rritur në një shtëpi të Krishterë, ai nisi të mendojë për veten e tij si një ateist. Në jetën e tij nuk kishte vend për Perëndinë.
William MacKay u bë presidenti i parë i shoqërisë së ateistëve në Kanada. Më vonë në jetën e tij, ai fliste me keqardhje për këto vite. Ai tregonte se për të në atë kohë asgjë nuk ishte “ mëkat i madh” për t’u bërë. Në fund ai u bë një doktor.
Një ditë William ishte në dhomën e urgjencës, kur aty u soll një djalë i ri. Trupi i tij ishte thyer keq, si pasojë e një rënieje. Djali ishte ende i vetëdijshëm . Ai pyeti se cilat ishin shanset e tij për të mbijetuar. Dr. William u përgjigj “ Djalosh, nuk ke më shumë se dy orë jetë.”
Djali i ri u përgjigj me të qetë, “ Është në rregull, Doktor. Unë jam gati,” dhe buzëqeshi. Dr. William kishte parë shumë dhembje dhe vdekje, por u prek nga kjo situatë.
Ai e pyeti djalin “ A ka diçka që mund të bëj për ty?” Djali u përgjigj, “ Po, më xhepin e pantallonave të mia kam një çek pagese. Do të doja që t’ia nisnit atë pronares së shtëpisë sime. I detyrohem asaj pagesën e dy javëve. Kur t’i dërgoni këtë çek, a mund t’i kërkoni që të më dërgojë librin? Doktori pyeti “ Cilin libër?” . Djali u përgjigj “ Ajo e di vetë. Vetëm kërkoji që ta dërgojë”
Dr. William dërgoi një prej ndihmësve të spitalit të kryente këtë porosi. Pastaj ai filloi të punonte me pacientët e tij, por gjatë ditës, ai nuk mundi të largojë nga mendja këtë djalë. Në fund të ditës, ai bëri diçka që se kishte bërë kurrë më parë. U kthye në urgjencë për të parë se kush kishte qenë fati i këtij djaloshi.
Ai pa se infermierja po dilte nga dhoma, ndaj e pyeti atë për gjendjen e tij. Infermierja i shpjegoi se ai sapo kishte vdekur. Ai i tha “ A e solli ndihmësi librin që kërkoi djali?” “Po, është ende poshtë jastëkut të tij.” u përgjigj ajo. Dr. William hyri brenda në dhomë dhe kërkoi librin poshtë jastëkut.
Aty gjendej një Bibël e vjetër dhe doktori e hapi atë më ngadalë. Në faqen e parë kishte një mbishkrim “ Për William MacKay, nga nëna jote,” dhe data e mbishkrimit. Ai menjëherë e njohu. Ishte shkrimi i nënës së tij dhe ky libër ishte Bibla që ajo i kishe dhënë, kur u largua për në universitet. Williami e kishte lënë këtë Bibël peng vite më parë. Ai e mori Biblën, shkoi tek dhoma e mjekëve, mbylli derën me çelës dhe u ul në gjunjë. Ai i kërkoi Perëndisë mëshirë dhe falje. Dr. William u bë një apologjet i Krishterë dhe autori i librit, “ Hiri dhe e vërteta”. Ky ngelet ende një nga librat më të mirë që janë botuar mbi këtë subjekt.
Libri që ai kishte braktisur shumë vite më parë, ndryshoi jetën e njeriut që i ktheu shpinën Perëndisë. Zoti nuk kishte hequr dorë prej tij. Ai libër mund të ndryshojë gjithashtu edhe jetën tënde. Shiko në brendësi të tij. Ai ende mban çelësat që mund të hapin dyert e parajsës.
Related Posts
- 87
- 82
- 82
- 81
- 80