Inkurajime

Hiri është i çmuar!

Edhe pse na është kërkuar të nderojmë Perëndinë, ne kurrë nuk duhet t’i frikësohemi Atij në të njëjtën mënyrë siç kemi frikë nga gjërat që na tmerrojnë. Zoti është dashuri dhe dashuria e Tij për ne është e pakushtëzuar. Edhe pse nuk e meritojmë, Zoti na jep  lirisht hirin e Tij.

Megjithatë, kush e di sa herë kur kemi më shumë nevojë për Zotin, përfundojmë duke u ndjerë sikur Ai na fshihet. Por e vërteta është komplet ndryshe! Edhe kur rrëzohemi përtokë për shkak të mëkatit, Zoti nuk na e kthen shpinën. Në fakt, Ai bën pikërisht të kundërtën – i hap krahët dhe na bën shenjë që të shkojmë tek Ai.

Ne duhet të kuptojmë një parim në lidhje me hirin: Nuk është kartmonedhë që e mbajmë në xhepa, duke e shpenzuar sipas dëshirës sa herë që mëkatojmë. Përkundrazi, hiri i Perëndisë është i çmuar sepse Jezu Krishti pagoi sakrificën e përjetshme për të gjitha mëkatet tona – në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Vdekja e tij në kryqin e Kalvarit bëri të mundur që ne të përjetonim shpëtimin e përjetshëm vetëm me anë të hirit.

Është e pamundur të fitosh hirin e Zotit. Si njerëz të rënë, sigurisht që nuk e meritojmë mëshirën e Tij, megjithatë Ai hap dritaret e qiellit dhe derdh hirin e Tij mbi ne.

Ndërsa rritemi në marrëdhënien tonë me Jezu Krishtin, do fillojmë të kuptojmë se Ai me të vërtetë kujdeset për ne. Gjithashtu  mësojmë se Ai dëshiron të ketë një marrëdhënie intime me ne. Në vend që të jetojmë nën frikën e Tij, na jepet mundësia të jemi bij të Mbretit të mbretërve. Me kalimin e kohës, do të kuptojmë se Ai do që të futemi në vendin e Tij të fronit, ku hiri mbulon të gjithë ata që hyjnë në praninë e Tij.

Lutje: Zot, më jep besim që të vij tek Ti kur mëkatoj, duke e ditur që Ti sërish më do. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,” (Efesianëve 2:8).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    jetësore aq sa rrahjet e zemrësSepse ata, që jetojnë sipas mishit, e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që jetojnë sipas Frymës, në gjërat e Frymës. –Romakëve 8:5 Si besimtarë, ne nuk mund të jetojmë pa të menduarin drejtë. Njësoj si rrahjet e zemrës, është jetësore sepse shumë nga problemet me të cilët…
    Tags: të, në, që, është, inkurajime
  • 98
    Premtimet!Mateu 5:3-12 përfshin Lumturitë, që janë premtime nga Jezusi, për të bekuar të gjithë ata njerëz që kanë këto karakteristika.  Dhe, ndërsa lexojmë këto vargje, ne lutemi për këto gjëra në jetën tonë. Ndërsa unë po i lexoja, po lutesha: “Perëndi, le të jenë të gjitha këto, shenja të miat.”…
    Tags: të, që, në, inkurajime
  • 97
    BuzëqeshNë të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni dhe nuk bëheni si fëmijët e vegjël, ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve ( Mateu 18:3) Për vite me rradhë Nënë Tereza, ju dedikua tërësisht personave të dëshpëruar që jetonin në Kalkuta. Ajo punoi në mes…
    Tags: të, që, në, inkurajime
  • 96
    Nuk je më kurrë vetëm.Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen”.–Mateu 28:20 Mund ta quani si eksperimentin përfundimtar në distancimin shoqëror. Në vitin 1934, admirali Richard Byrd qëndroi për pesë muaj vetëm në një kasolle me një dhomë të vetme në Antarktidë, e mbuluar nga dëbora, në…
    Tags: të, në, është, inkurajime
  • 96
    Një vend për ty!Është tronditëse se sa shumë të krishterë që besojnë Biblën kanë frikë nga jeta e përtejme. Nëse shqetësoheni se do mërziteni në parajsë, atëherë kam një lajm të mirë: a jeni gati të zbuloni se sa emocionues dhe i mrekullueshëm do të jetë qielli? Në librin e Zbulesës, Zoti Jezus…
    Tags: të, që, në, është, inkurajime
Comments