Kulturë

Historia e një prej fotografive më të dhimbshme nga lufta e Kosovës

Peter Turnley është një fotograf i njohur amerikan që ka shpërfaqur në mediat botërore edhe fotografitë e pamjeve të luftës së fundit në Kosovë.

Por ekziston një fotografi që arrin të depërtoj në ndjenjat e të gjithë atyre që e shohin. Një pikëllim i tillë e ka përshkuar edhe autorin e fotografisë, të cilin edhe për shumë vite e ka përcjellë dëshpërimi i pamjes së personazhit të fotografisë, , shkruan KultPlus.

Mustafa Xaja është personazhi kryesor i kësaj fotografie. Një burrë nga qyteti i Mitrovicës që sapo ishte liruar nga një burg serb dhe ishte detyruar të kalonte kufirin në Shqipëri. Momenti më prekës i kësaj fotografie është kur ai ka nxjerrë dy fotografi të fëmijëve të tij që ai druhej se u vranë nga serbët mirëpo pas kthimit në Kosovë pas luftës e kishte kuptuar se familja e tij është gjallë dhe e sigurt.

Në një artikull të News Week, autori ka treguar gjithë historinë e kësaj fotografie që nga momenti kur i është afruar Mustafa Xajes e deri tek kthimi i fotografit për të kuptuar më shumë rreth jetës së tij.

“Më ra në sy sepse dukej si një burrë i madh dhe i fuqishëm por ai fshehte brenda vetes shumë pikëllim. Ai e nxori kuletën e tij dhe më tregoi dy fotografi të vogla të një djaloshi dhe vajze të mrekullueshme”, ishte shprehur vite më parë fotografi Peter Tunley.

Kjo fotografi ishte vendosur para dy dekadave në ballinën e Newsweek International ndërsa për këtë të përjavshme, autori i fotografisë kishte treguar i kënaqur që gjendja e tij tani po kapërcente pranë syve të shumë njerëzve.

“Ai duke qarë, i vuri fotografitë pranë fytyrës së tij. Fotoja më pas u vendos në koperinë dhe unë isha i gëzuar që kaq shumë njerëz e panë gjendjen e Mustafës, por nuk e dija se çfarë i kishte ndodhur atij më pas”, kishte thënë fotografi Tunley.

Pas disa vitesh ai ishte kthyer përsëri në Kosovë, ndërsa kishte marr rrugën për në Mitrovicë, në vendin ku jeton Mustafa Xaja dhe kjo për të kuptuar fatin e Xajes dhe familjes së tij.

“Shumë më vonë u ktheva në Kosovë dhe shkova në Mitrovicë, në qytetin e Mustafës. I tregova fotografitë njerëzve në rrugë dhe e gjeta Mustafën duke qëndruar vetëm pak metra larg meje. Më gëzoi më së shumti fakti që bashkëshortja dhe fëmijët e tij ishin gjallë dhe familja ishte ribashkuar. Gjetja e tyre së bashku ishte një mënyrë e shkëlqyer për t’i dhënë fund vitit”, kishte përfunduar fotografi Peter Tunley.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 81
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 78
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 78
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 68
    Një zëdhënës po raporton se ungjillori Rev. Billy Graham ka vdekur në moshën 99 vjeçare. Ai ishte në shtëpinë e tij në Karolinën e Veriut. Graham shndërroi jetën fetare Amerikane nëpërmjet predikimit dhe aktivizmit të tij, duke u bërë këshilltar i presidentëve dhe ungjilltarit më të dëgjuar të krishterë në…
    Tags: në, të, dhe, një, tij, më, për, ai
  • 67
    Pas kërkimeve të jashtëzakonshme në Arkivat e Romës në Bosnje dhe në Kroaci, studiuesja e njohur Blerina Suta ka zbuluar fakte që hedhin dritë në jetën dhe veprën ende të panjohur të At Gjegj Fishtës, shkruan ‘Shqiptarja’. Ajo ka zbuluar poezinë e parë të At Gjergj Fishtës dhe një dëftesë…
    Tags: të, në, për
Comments