LAJMET E FUNDIT

Hoxhaj: Greqia ta njoh Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për gazetën greke Kathimerini, gjatë vizitës në Greqi, ka folur për zhvillimet në Kosovë, rajon si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë.

Ministri Hoxhaj ka thënë se njohja e Kosovës nga shteti grek do të shënonte një miqësi të re politike mes dy vendeve në rajon.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Greqisë në anëtarësimin në disa organizata ndërkombëtare. Ai ka theksuar rolin e përfaqësuesve diplomatikë që shërbejnë në Kosovë, si dhe ushtarëve grekë të cilët kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të KFOR-it, si dhe misioneve të tjera të rëndësishme për shtetndërtimin e Kosovës.

Përveç marrëdhënieve me Greqinë, në këtë intervistë Hoxhaj ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë, dialogun me Serbinë, si dhe zhvillimet rajonale.

Kathimerini është gazetë ditore e cila publikohet në Athinë, ndërsa edicioni i saj në gjuhën angleze shitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si bashkëngjitje e gazetës New York Times.

Intervista është realizuar gjatë vizitës së Hoxhajt në Greqi javën që shkoi.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Të dielën, më 11 qershor, në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat marrin pjesë 26 subjekte politike të të gjitha komuniteteve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se synim i partisë së tij është zhvillimi ekonomik, barazia…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 80
    Prishtinë, 19 maj – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nënshkruar në emër të Qeverisë, Memorandumin me Bashkimin Evropian, përkatësisht Zyrën e BE-së në Kosovë, i cili ka për qëllim monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit nga një mision vëzhgues shumë…
    Tags: të, për, në, dhe
  • 78
    Prishtinë, 1 qershor – Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), kryesuesi Nehat Idrizi i shoqëruar nga disa anëtarë të Këshillit, priti sot një delegacion të nivelit të lartë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë (KLD), kryesuar nga presidenti i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë…
    Tags: të, në, dhe
  • 76
    Shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku, tha se Kosova është vonuar shumë sa i përket liberalizmit të vizave. Në një bisedë për televizionin publik, Çollaku ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke rikonfirmuar se ky proces nuk është vetëm kusht për liberalizimin e vizave,…
    Tags: të, për, dhe, në
  • 75
    Krishtlindja është si një festë e shenjtë fetare dhe një fenomen global kulturor dhe komercial. Për dy mijëvjeçarë, njerëzit në mbarë botën e kanë vëzhguar atë me tradita dhe praktika të cilat janë të natyrës fetare dhe sekulare. Të krishterët festojnë Ditën e Krishtlindjeve si përvjetorin e lindjes së Jezusit…
    Tags: të, në, dhe
Comments