LAJMET E FUNDIT

Hoxhaj për Reuters: Kosova shmangu unionin doganor

Diskutimet e muajve të fundit për formimin apo jo të unionit doganor kanë marrë fund në Trieste të mërkurën në takimin të liderëve të Ballkanit.

Ministri Hoxhaj i ka thënë Reuters se qeveria e Kosovës ka arritur ta shmangë projektin për union doganor në Ballkan, i cili do ta dëmtonte shumë buxhetin e Kosovës.

Ky projekt përkrahej nga BE-ja, si një mënyrë për ta rritur bashkëpunimin në rajon, transmeton Koah.net.

Reuters shkruan se shtetet e Ballkanit do të hyjnë në një marrëveshje të re për “zonën rajonale ekonomike” e cila do të jetë pjesë plotësuese e marrëveshjes së CEFTA’s.

Hoxhaj ka thënë se kjo do t’i harmonizonte ligjet dhe politikat për investime si dhe do ta zgjeronte lëvizjen e lirë të njerëzve dhe ta thellonte integrimin digjital.

“Çka na është ofruar në tavolinë tani, ndryshon nga ajo që është prezantuar në shkurt 2017”, ka thënë Hoxhaj duke iu referuar takimit të fundit në Sarajevë, kur Bashkimi Evropian insistonte për treg të përbashkët.

Facebook Comments

Share This:

Comments