Kulturë

“Hyjnesha në fron” për traditë e trashëgimi

Njëri prej artefakteve më të njohura të Kosovës, Hyjnesha në fron, është si pikënisje për të thurur mesazhe e shenja të trashëgimisë kulturore. Në format e saj, të rinj nga komunitete të ndryshme kanë lënë kujtimet e histori personale e familjare.

“Hyjnesha në fron” është titulli i ekspozitës që u hap të enjten mbrëma në hollin e bibliotekës kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, shkruan sot “Koha Ditore”. Ajo simbolizon edhe bashkëpunim e mirëkuptim. Motive nga etnologjia, punëdore e elemente të zejeve, zënë vend në hyjnesha formatesh të ndryshme në këtë ekspozitë, organizuar nga qendra për art dhe komunitet “Artpolis”.

“Ky instalacion është si proces i një punëtorie pesëditore që është mbajtur në fshatin Kukaj. Fillimisht ideja ka qenë të promovohet roli i grave në trashëgiminë kulturore”, ka thënë Skënder Podvorica nga kjo organizatë. Projekti i financuar nga UNDP-ja ka pasur pesë faza.

“Ka filluar me fazën e parë, ku ka qenë takim dhe njoftim me të rinjtë, i cili është mbajtur në Komunën e Gjakovës, në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut dhe në Gjilan. Të rinjtë kanë takuar zanatlinj të vjetër dhe kanë marrë prej tyre informata për zejet që janë në zhdukje”, ka thënë ai. Faza tjetër ka qenë shkrimi i eseve, përderisa i gjithë procesi është xhiruar dhe do të shërbejë për film dokumentar.

“Mandej ka vazhduar me hapjen e thirrjes për instilacionin artistik, puna e cila është shfaqur këtu”, ka thënë ai.

Instalacioni është konceptuar nga artistja Arjeta Miftari.

Zana Hoxha-Krasniqi, udhëheqëse e “Artpolisit”, ka thënë se qëllimi kryesor i projektit është promovimi i trashëgimisë kulturore, të qasshme për të rinj.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 89
    Historia e Antigonës, 19-vjeçares së cilës i ka vdekur babai kur ajo kishte qenë shumë e re e me pas nëna e saj u sëmur rëndë, është pjesë e dokumentarit të publikuar nga UNICEF-i në bashkëpunim me këngëtaren Rita Ora. I realizuar nga “Soccer Aid” për UNICEF-in, dokumentari i publikuar…
    Tags: në, të, për, ka, dhe, nga
  • 88
    Katedralja e famshme e Parisit, Notre Dame është përfshirë nga flakët, që kanë shkatërruar simbolin parisian, e një humbje e madhe për Francën. Më poshtë janë pesë fakte rreth kryeveprës Gotike, e cila festoi jubileun e 850-të të saj në 2013-ën. Guri i parë i katedrales “Notre Dame de Paris”…
    Tags: në, të, nga, është, për, dhe
  • 88
    Dhimbja dy dekadash që vazhdon ende e nënë Ferdonijes për bashkëshortin dhe katër djemtë e humbur në luftë ka ngjallur emocione të forta të publikut brenda sallës në Beograd. E jashtë saj një grumbull protestuesish kanë kundërshtuar shfaqjen e dokumentarit që dëshmon krimet e regjimit të Milosheviqit në vitin 1999,…
    Tags: të, dhe, në, ka, për, nga
  • 88
    Përmbledhja me poezi e titulluar “Negative Space” nga shkrimtarja Luljeta Lleshanaku dhe e përkthyer nga Ani Gjika, botuar në Angli dhe në SHBA gjatë vitit të kaluar është përzgjedhur si një nga katër librat finalistë për çmimin Ndërkombëtar GRIFFIN në Kanada. Më herët kjo përmbledhje poezish është vlerësuar me çmimin…
    Tags: të, dhe, në, është, për, nga
Comments