I DENJË PËR FALENDERIM!
Çfarë thoptë Bibla për falënderimin? Perëndia bekohet dhe nderohet, sepse një jetë falënderuese është shenjë e një besimtari që njeh karakterin e Perëndisë, veçantinë dhe madhështinë e Tij. Zoti është dhënësi i çdo gjëje të mirë dhe Ai është i denjë për falënderim.
Meqenëse cilësitë e Perëndisë nuk janë të padukshme, falënderimi nuk është opsional.
Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. (Romakëve 1:20-21)
Kur njerëzit neglizhojnë të lavdërojnë dhe falënderojnë Perëndinë, në zemrat e tyre fillon të mbretërojë errësira dhe mendimet e tyre janë kotësi. Por njerëzit e Perëndisë marrin urtësi sa herë e lavdërojnë Atë për fuqinë e Tij të përjetshme dhe natyrën hyjnore, me lavdërim dhe falënderim!
Është e drejtë dhe për të mirën tonë që të adhurojmë dhe lavdërojmë të vetmin Zot të vërtetë. Prandaj, le të lëvdojmë Perëndinë tonë—Jehovën, i madhi UNË JAM. Ai është El-Shaddai, Zoti i Plotfuqishëm. Ai është Jehova-Jireh, Perëndia Furnizuesi ynë.
“Çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.” (Jakobi 1:17). Gjithçka që gëzojmë në epokën që po jetojmë dhe në atë të ardhshme është një dhuratë nga Perëndia , që është i denjë për falënderim. Le të marrë të gjithë nderimin dhe lavdërimin nga buzët tuaja sot.
Lutje: Zot, të falënderoj për atë që je dhe për gjithçka që ke bërë. Ti je i mirë dhe vetëm Ti je i denjë për lavdërim. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.
“Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme.” (Psalmi 145:3).
Related Posts
- 97
- 97
- 96
- 96
- 96