Inkurajime

Inkurajim për të bërë që koha të të shërbejë ty

Kujto sa e shkurtër është jeta ime. Për çfarë kotësie ke krijuar gjithë bijtë e njerëzve? ( Psalmi 89:47)

“ Do të më pëlqente shumë ta bëja këtë, por nuk kam kohë!” Sa shpesh e ke dëgjuar këtë? Sa herë e ke thënë vetë? “ Unë nuk kam kohë.” Fakti është se ti ke po aq kohë sa ç’ka edhe  çdokush tjetër që jeton, as më pak e as më shumë. Janë 24 orë për çdo ditë, 168 orë në çdo javë.

Kur e gjen veten duke thënë se, “ Nuk kam kohë,” në të vërtetë je duke thënë. “ Nuk e konsideroj këtë kaq të rëndësishme për t’i dhënë nga koha ime!” Por e thënë kështu nuk është e sjellshme!

Gjithashtu kam vënë re diçka. Njerëzit që janë më të zënë dhe që kanë arritje, duket se gjejnë kohë për gjëra që të tjerët nuk  i bëjnë dot. Përse? Sepse punojnë më shpejt? Jo! Sepse janë më të zgjuar? Jo! Sepse janë më të organizuar? Po! Pa diskutim.

Personi që gjen kohë për atë që është e rëndësishme, ka mësuar disa leksione që nuk mësohen në shkollë, por mësohen prej atyre që ja kanë dalë në jetë. Ata kanë gjetur sekretin për ta bërë kohën të punojë për ta.

Ja disa udhëzime që do të ndihmojnë ta përdorësh më mirë kohën.

Udhëzimi # 1 Fillo  në kohën e duhur–  kudo që të jesh duke shkuar, çfarëdo që të jesh duke bërë.  Dështimi për të bërë gjënë e duhur në kohën e duhur, është shkaku për shumë vonesa.  Do të ishte mirë për ne që si prindër  jo vetëm t’u mësojmë fëmijëve se çfarë është koha, por edhe se si ata të jenë në kohë.

Udhëzimi #2: Bëje tani!  Shumë shpesh ke dëgjuar të thonë se nuk është ajo çfarë bëjmë, por ajo çfarë nuk bëjmë që na lodh. Zvarritja vetëm na tmerron dhe na shton pakënaqësinë në lidhje me punën që duhet bërë gjithsesi. Ëilliam Feather ka thënë se problemi është se shumë prej nesh presin që të bëjnë gjërat në mënyrë perfekte, e si pasojë e kësaj nuk bëjnë asgjë. Mënyra për t’ia dalë mbanë është të fillosh tani.  Ndërsa shumë prej nesh po presin që kushtet të piqen përpara se ne të veprojmë, të tjera rrethana mund të dalin pengesë…. Që prej kohës kur ne vendosim që të nisim punën, ne zbulojmë se ata që kanë qenë më pak të mençur, duke bërë edhe gabime kanë ecur shumë më përpara se ne.

Udhëzimi#3 Mëso  kur të thuash “jo” e kur të thuash “po”. Kjo në varësi të asaj që ti e konsideron të jetë më e rëndësishme.  Ndaje kohën tënde në mënyrë të mençur, është po aq e rëndësishme sa edhe buxheti i parave që menaxhon. Duhet zgjuarsi. Herën tjetër që do tundohesh të thuash “ Nuk kam kohë,” pyet veten, “ Çfarë gjëje po i jap më shumë kohë? A po i vendos mirë prioritetet e mia?  A mund t’u them “jo” disa gjërave që kam tepër, në mënyrë që të kem më shumë kohë për gjërat që janë vërtetë  të rëndësishme?”

Udhëzimi#4  Merr kohë për të shijuar gjërat.   Njerëzit gjithmonë harrojnë të shijojnë gjërat që janë duke përjetuar.” Thyeje rutinën tani dhe për ta realizuar këtë bëjë diçka që të  jep gjallëri për të jetuar.

Koha është një burim i pandryshueshëm për të gjithë ne pavarësisht nëse je i pasur apo i varfër, je gjeni apo njeri i thjeshtë, secili prej nesh ka të njëjtin numër orësh për të jetuar në një ditë. Koha nuk vjen tek ne ne orë apo në ditë, por në çdo moment.  Jeta jote është e mbushur me gjërat që ti bën minutë pas minuti.

Udhëzimi#5 Kurrë mos fillo të ngresh hipoteza mbi të nesërmen. Ajo çfarë është e rëndësishme është ajo që ke tani, sot! Sepse vetëm për këtë moment mund të jesh I sigurtë. Mendohu për këtë dhe bëje që të funksionojë për ty,  duke përmbushur qëllimin e Perëndisë për jetën tënde.  Kjo është dhurata që Ai ka për ty sot.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Pema e jetës!Fjalët e urta kapitulli 11, vargu 30, thotë: “Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.” Mendoj për jetën time. Unë dua që fryti i jetës sime të jetë si pema e jetës për njerëzit që më rrethojnë. Mendoj për njerëzit…
    Tags: të, që, për, në, inkurajime
  • 94
    Jezusi po ndërmjetëson për ne!Veprat e Apostujve, kapitulli 7, vargu 55: “Por ai,” Stefani, “mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë.” Cfarë skene e mrekullueshme. Ne shohim përgjatë shkrimeve, se Jezusi paraqitet i ulur në të djathtë të…
    Tags: të, në, për, që, inkurajime
  • 93
    Lutuni për brezin e ardhshëm!Çdo vit që kalon, ka gjithnjë e më shumë ndikime të paperëndishme që konkurrojnë për vëmendjen e të rinjve të kombit tonë. Vlerat biblike perceptohen si të çuditshme dhe të vjetruara. Familjet e krishtera janë nën sulm nga të gjitha anët. Si do ta gjejë ndonjëherë brezi në i ri…
    Tags: të, për, që, në, inkurajime
  • 93
    Thesaret e sprovave!Lutja e një personi që është duke kaluar kohë shumë të vështira është përdorur nga Margaret Becker dhe Keith Getty ,si tekst kënge. Ja dhe refreni: Jezus, pranë  më qëndro Kur eci nëpër stuhi; Në këtë rrugë më ke thirrur, Të të ndjek, dhe kur forca më ka braktisur. Shumica…
    Tags: të, në, është, për, që, inkurajime
  • 93
    Shqyrtoni mendimet tuaja!Dhe u tha atyre: “Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë (mendimi dhe studimi që bëni) që matni (për të vërtetën që dëgjoni), do t’ju matet juve (virtyti dhe njohuria); edhe juve që dëgjoni do t’ju jepet edhe më (përtej).” – Marku 4:24 Nëse jeni një besimtar, me siguri keni…
    Tags: të, që, më, për, në, inkurajime
Comments