LAJMET E FUNDIT

Institucionet e kulturës në grevë, pezullohen programet

Për herë të dytë një shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës është anuluar si shkak i grevës së aktorëve. Përderisa në tetor të vitit të kaluar në skenë nuk është vënë siç ishte planifikuar shfaqja “Bordel Ballkan”, as këtë të mërkurë nuk u dha premiera e parë e planifikuar për programin e vjeshtës. Ndonëse kanë përfunduar përgatitjet për shfaqjen “Kopshti i vishnjave” të Ilir Bokshit, greva e nisur nga artistët ka bërë që dyert e teatrit të mbyllen për publikun. E përveç aktorëve të Teatrit Kombëtar, kësaj radhe rritje rrogash kërkojnë edhe artistët e institucioneve të tjera të kulturës. Këshilli organizativ sindikal i tri institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës, ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota”, Filarmonia e Kosovës dhe Teatri Kombëtar i Kosovës, ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për medie gjatë ditës së mërkurë shkruan sot gazeta “Zëri”.

Në këtë konferencë, ku u paraqitën Besnik Grajçevci, përfaqësues i komitetit artistik të ansamblit “Shota”, Shkëlzen Veseli, përfaqësues sindikal i TTK-së dhe Alban Feka, përfaqësues sindikal nga Filarmonía e Kosovës, bënë të ditur se që nga ai moment ata po hyjnë në grevë duke pezulluar kështu mbajtjen e aktivitetet të planifikuar në kalendarët përkatës deri në ngritjen e premtuar të pagave bazë. “Për sot kemi paralajmëruar këtë konferencë për shtyp t’ju njoftuar se cilët do të jenë hapat tanë sindikalë me të cilët do të veprojmë më tutje karshi kërkesave tona”, u shpreh Grajçevci.

Ndërsa aktori Veseli në emër të këtij këshilli sindikal me një deklaratë zyrtare iu drejtua ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashit duke përmendur arsyet e kësaj greve dhe duke folur më gjerësisht për hapat konkretë që do të ndërmerren.

Veseli u shpreh se greva vjen si rezultat i gjendjes së rëndë dhe neglizhencës së performuesve të artit tash e 19 vjet nga ana e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës për mungesën e mbrojtjes institucionale dhe ligjore, me theks të veçantë për kategorinë e performuesve të artit dhe punëtorëve tekniko-artistikë. Ai po ashtu përshkroi procesin e gjatë, i cili ende nuk është përmbyllur, prej kërkesës për këtë ngritje të pagave, deri te miratimi i rregullores e deri te punimi i konceptdokumentit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 94
    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, është pritur sot nga ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Milan Kujundzic, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net. Ismaili dhe Kujundzic diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, në veçanti rreth ndihmës që ky shtet…
    Tags: të, në, për, dhe
  • 93
    Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën. Vizita në Kosovë e zyrtarëve evropianë, e paraparë më 28 shkurt, bëhet në kuadër të një turneu të…
    Tags: të, në, për, dhe
  • 89
    Ekspozitë emocionale e ka quajtur prezantimin e tij të parë në vendin e tij të lindjes, artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa. Lidhur me këtë projekt të madh artistik, Xhafa pati sot një paraqitje para publikut bashkë me kuratorin e ekspozitës së titulluar “Të dua pa e ditur”, raporton…
    Tags: të, në, për
  • 89
    Vlen të theksohet se të lartpërmendurit sapo kanë mbaruar studimet e vitit I-rë në Kosovo Art Academy në departamentin e Dizajnit grafik dhe Multimedias. Ekspozita ndërkombëtare "Beyond Peace 2018 DMZ Art & Design" është inicuar menjëherë pas pajtimit të dy Koreve, asaj Jugore dhe Veriore. Organizuar nga komuniteti i dizajnerëve…
    Tags: të, në, dhe, për
Comments