Kulturë

Institucionet kulturore ndërpresin aktivitetet, kinematë vazhdojnë punën

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që përcakton masat që duhen marrë për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit kanë paralizuar jetën kulturore. Institucionet publike të kulturës i kanë pezulluar të gjitha aktivitetet. Por institucionet private janë duke e implementuar pjesërisht vendimin që Qeveria e ka marrë të mërkurën mbrëma.

“Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura, pa praninë e publikut si: ngjarje sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër”, shkruhet në pikën e 5-të të vendimit të Qeverisë.

Menjëherë, të enjten, institucionet publike të kulturës kanë njoftuar për pezullimin e aktiviteteve.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se sipas vendimit të Qeverisë për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga koronavirusi janë pezulluar aktivitetet kulturore e sportive.

“Të gjitha aktivitetet kulturore, shfaqjet teatrale, koncertet, ekspozitat e artit dhe aktivitetet e tjera që ndodhin dhe realizohen nga institucionet qendrore të kulturës dhe të trashëgimisë, të cilat janë në varësi të Ministrisë, ku ka prezencë të publikut, pezullohen deri në njoftimin tjetër të radhës që do ta bëjë MKRS-ja”, shkruhet në njoftim. E institucionet qendrore të kulturës kanë njoftuar për të njëjtën masë. Teatri Kombëtar i Kosovës ka anuluar repertorin për këtë muaj. Njëjtë ka vepruar edhe Baleti Kombëtar e teatrot e qyteteve. Por provat për premierën e radhës TKK-ja s’i ka ndalur.

Me ushtrime ka vazhduar edhe Baleti Kombëtar i Kosovës, përderisa Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani” e ka nisur ditën me dyer të mbyllura për lexuesit dhe shfrytëzuesit e saj.

Zëvendësministri i Kulturës, Yll Rugova, ka thënë se bëhet fjalë për një situatë që i prek të gjithë qytetarët.

Aktivitetet i ka pezulluar edhe “Kino Armata” në Prishtinë.

Njësoj ka vepruar edhe teatri i qytetit të Prishtinës “Dodona” përderisa Filarmonia e Kosovës qysh të martën ka njoftuar se koncerti i radhës i Orkestrës i paraparë që të mbahej më 29 mars në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë është anuluar.

Por hapësirat tjera ku shfaqen filma nuk janë duke e respektuar vendimin e Qeverisë.© KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 89
    Kryeparlamentari Kadri Veseli së bashku me një delegacion pritet të qëndrojë sot dhe nesër në Vjenë të Austrisë, për të lobuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë gjë, Veseli nuk ka përkrahjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kështu ka pohuar shefi i Grupit Parlamentar të…
    Tags: të, ka
  • 87
    E vërteta sivjet në Kosovë do të eksplorohet edhe nëpërmjet artit. Këtë do ta bëjë një prej festivaleve më të mëdha në rajon sa i përket kinematografisë. Të hënën kanë filluar që të shpalosen detaje të edicionit të 18-të të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Si…
    Tags: të
  • 87
    Sot është finalizuar iniciativa ‘’Lumbardhi, hapësirë publike për të gjithë’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizimit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’. Kjo iniciativë ka për qëllim të kontribuojë në pasurim përmbajtjesorë të hapësirave të përbashkëta të Kino Lumbardhit përmes bibliotekës së hapur, posterave informues lidhur…
    Tags: të
  • 87
    Sot hapet edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Prishtina 2018” Sot në Prishtinë hapet edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Prishtina 2018”, ku pritet të marrin pjesë më shumë se 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Sipas organizatorëve, ky edicion është jubilar pasi përkon me…
    Tags: të
  • 87
    Për festa të duhet që të shkosh në dyqane të ndryshme, për të blerë produktet e nevojshme. Të duhet të planifikosh vaktet dhe ndonjëherë fillon edhe shqetësimi për financat. Duket se edhe “koha më e mrekullueshme e vitit” mund të jetë stresuese. Fillo ta çlirosh këtë tension sezonal me këto…
    Tags: të
Comments