Kulturë

Instituti Albanologjik s’e lejon shtatoren e Anton Çettës në oborr

Prishtinë, 5 korrik – Për udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovës, oborri i këtij institucioni nuk është vend adekuat për shtatoren e Anton Çettës.

Sipas tyre, për një figurë si ajo e Çettës, shtatorja do të duhej të vendosej në ndonjë shesh të madh të qytetit, i cili do të pagëzohej edhe me emrin e mbledhësit të folklorit e udhëheqësit të Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në fillim të viteve ’90. Me këtë arsyetim, Instituti Albanologjik i Prishtinës ka refuzuar kërkesën për vendosjen e shtatores së Çettës në oborrin e vet, duke dhënë propozime për një vend më të madh për shkak të rolit historik që ka pasur Lëvizja e drejtuar nga Çetta.

Këtë IAP-ja e ka bërë nëpërmjet një përgjigjeje zyrtare ndaj kërkesës së Këshillit Organizativ, i cili ka dy vjet që merret me kërkesën për hapësirën, ku do të zinte vend figura e Çettës e derdhur në bronz.

IAP-së i janë dashur tre muaj e gjysmë për të përgatitur një përgjigje prej një faqeje. Por pavarësisht kësaj, Këshilli Organizativ për ngritjen e shtatores nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga hapësira para IAP-së, e boceta për shtatore është përzgjedhur qysh në maj të këtij viti.

“Këshilli Drejtues afirmon qëndrimin e Institutit Albanologjik të vitit 2010, duke konsideruar se, për shkak të rolit historik që ka pasur Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve dhe në mënyrë të veçantë prof. Anton Çetta, vendosja e shtatores së tij do të duhej të bëhej në një shesh të madh të qytetit, i cili njëkohshëm do të pagëzohej me emrin sheshi i pajtimit ‘Anton Çetta’ dhe do të kishte infrastrukturë përcjellëse (fontanë, banka për pushim)”, shkruhet në përgjigjen e IAP-së të nënshkruar nga drejtori i këtij institucioni, Hysen Matoshi

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Festivali ndërkombëtar i muzikës tashmë ka rezervuar datat për edicionin e radhës. Mbrëmjet muzikore të “DAM”-it sivjet shtrihen prej 29 marsit e deri më datën 3 të muajit prill. Nëpërmjet programit muzikor festivali do ta shënojë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës Botërore, duke mëtuar të bëjë thirrje për paqe në…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Ekspozitë emocionale e ka quajtur prezantimin e tij të parë në vendin e tij të lindjes, artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa. Lidhur me këtë projekt të madh artistik, Xhafa pati sot një paraqitje para publikut bashkë me kuratorin e ekspozitës së titulluar “Të dua pa e ditur”, raporton…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Në nderim të 158 ushtarëve të NATO-s, që humbën jetën deri sa shërbenin në Kosovë, sot në Prishtinë do të përurohet një lapidar. Ky lapidar, i ngritur në sheshin “Nëna Terezë” të Prishtinës do të përurohet sot në orën 11. Siç është paralajmëruar, të pranishëm do të jenë drejtuesit shtetërorë…
    Tags: të, në, për
  • 93
    Pas afër 5 viteve të negociatave mes Shoqatës për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave APIK dhe mediave, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është nënshkruar sot marrëveshja për tarifat e përgjithshme që duhet të paguajnë mediet, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë e mbrojtur me…
    Tags: të, për
  • 93
    Shtete anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë që të përfshihen në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës e Serbisë i cili do të çonte në një marrëveshje ligjërisht obliguese për një normalizim zë plotë të marrëdhënieve, ka mësuar Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe. Siç kanë thënë burimet evropiane,…
    Tags: të, në, për
Comments