Kulturë

Institutit Arkeologjik të Kosovës i bllokohet plani i punës për sivjet

Instituti Arkeologjik i Kosovës nuk do ta realizojë planin e punës për vitin 2018 dhe mbi dhjetë projekte të planifikuara do të mbesin pa u përfunduar.

Ky është “bilanci” që ka nxjerrë IAK-ja tre muaj pa përfunduar viti dhe për këtë shkakun e gjen te telashet me buxhet, shkruan sot “Koha Ditore”. Tashmë e ka bllokuar punën në disa prej lokaliteteve më të rëndësishme arkeologjike, ku sivjet kanë qenë duke punuar ekipet.

Pamundësia për ta realizuar planin vjetor, sipas udhëheqësve të IAK-ut, është ndalimi që iu bë MKRS-së në qershor lidhur me mënyrën e financimit të institucioneve të veta vartëse. Kjo ndodhi pas Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit, që konstatoi se MKRS-ja derdhte mjete në llogaritë e tyre në bankat komerciale të paautorizuara nga Thesari i Shtetit.

Që nga fundi i muajit gusht, në dy prej lokaliteteve më të rëndësishme arkeologjike, Ulpianë e Dresnik, puna është ndërprerë dhe IAK-ja u ka mbetur borxh punonjësve. Ky institucion e ka bërë të njëjtën gjë edhe në lokalitetet e tjera dhe e ka të pamundur ta finalizojë planin e punës.

Enver Rexha, drejtor i IAK-së, ka thënë se është duke u punuar vetëm me kapacitete të vogla – ruajtje dhe sigurim të lokaliteteve të trashëgimisë – por ekipet e këtij institucioni e kanë paralizuar punën sa u përket studimeve, gërmimeve a konservimeve.

Rexha ka thënë se për sivjet IAK “nuk ka shans të mbërrijë ta realizojë planin e punës”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 95
    Muzeu i kristaleve dhe mineraleve që ndodhet në Stantërg të Mitrovicës ka rreth 2 mijë eksponate të cilat janë ndër më uniket në Evropë, shumë të çmueshme në botë, ndërsa kanë vlerë jashtëzakonisht të lartë trashëgimore muzeore. Ky muze që konsiderohet si krenaria e Kosovës për bukuritë e kristaleve dhe…
    Tags: të, në, ka, dhe
  • 94
    Sot mbushen 614 vjet nga lindja e Heroit të kombit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut - figura më e shquar në historinë e shqiptarëve, i cili njihet si themelues i shtetit mesjetar-shqiptar. Ai u lind më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468. Ishte djali më i vogël i…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 94
    Vdekja e Jezusit është ndër ngjarjet më të përfolura ndonjëherë, si dhe një ndër faktet historike më fascinuese. Madje edhe kritikët më të mëdhenj e pohojnë se vdekja e Jezusit në duart e ushtarëve romakë është një fakt i padiskutueshëm historik. Por pse u dënua Jezusi nga Nazareti me vdekje?…
    Tags: të, dhe, për
  • 93
    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, është pritur sot nga ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Milan Kujundzic, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net. Ismaili dhe Kujundzic diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, në veçanti rreth ndihmës që ky shtet…
    Tags: të, në, për, dhe
Comments