Inkurajime

Je krijuar për më shumë…

Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin, përkundrazi mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë dhe nuk vjedhin. Sepse ku është thesari juaj do të jetë edhe zemra juaj. –Mateu 6: 19-21

Kishin shtëpi. Kishin qilarin e verës. Kishin biznesin e vet, makina, bizhuteri, pushime. Gjatë gjithë natës, bisedat e tyre të darkave përqëndroheshin  tek kënaqësia.

Këtë që po përshkruaj ndodhi së fundmi, por Bibla e trajton këtë skenar mijëra vjet më parë kur shpjegoi: “ Sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota.” (1 Gjonit 2:15-16).

Për ata që jetojnë jetën këtu dhe tani, pa u shqetësuar se çfarë  do të vijë pas kësaj jete, ka kuptim të rropateni të merrni sa më shumë që mundeni, madje edhe të shkelni mbi të tjerët, sepse, siç thotë thënia e vjetër, “Vetëm një jetë kemi.”

Megjithatë, një ndjekës i Jezu Krishti , duhet të jetojë një jetë ndryshe nga  ajo e personit që jeton momentin. Nëse jeni ndjekës i Krishtit, jeta juaj është e çmuar dhe e përjetshme. “Perëndia pagoi një çmim të lartë për ju,” thotë Bibla, “prandaj mos u robëroni nga bota” (1 Korintasve 7:23).

Nuk ka asgjë të keqe të zotërosh pasuri. Perëndia na jep gjëra për t’i përdorur dhe madje për t’i shijuar. Por nuk duhet të mbytemi prej tyre. “Ata që përdorin gjërat e botës nuk duhet të lidhen me to,” thotë Bibla, “sepse kjo botë, siç e njohim ne, së shpejti do të kalojë” (1 Korintasve 7:30).

Ndjekësi i Krishtit është krijuar për më shumë se kaq.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Të mos kapemi pas problemeve!Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim. Jobi 13:15 Kjo është historia e një alpinisti i cili rrëshqiti dhe ra  nga një shkëmb, por duke rënë, u kap pas rrënjëve të një peme dhe u mbajt aty për të shpëtuar…
    Tags: të, një, nuk, dhe, është, për, që, më, inkurajime
  • 91
    Shqyrtoni mendimet tuaja!Dhe u tha atyre: “Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë (mendimi dhe studimi që bëni) që matni (për të vërtetën që dëgjoni), do t’ju matet juve (virtyti dhe njohuria); edhe juve që dëgjoni do t’ju jepet edhe më (përtej).” – Marku 4:24 Nëse jeni një besimtar, me siguri keni…
    Tags: të, që, më, për, dhe, nga, inkurajime
  • 91
    Perëndia është burimi ynë, jo bota!Por ai (Perëndia) që i jep farën mbjellësit dhe bukën për të ngrënë, ju dhëntë dhe i shumoftë (burimet tuaja) të mbjellat tuaja dhe bëftë që të rriten frytet e drejtësisë suaj (që manifestohet në vepra të mira, mirësi dhe bamirësi). – 1 Korintasve 9:10 Sistemi financiar i Perëndisë nuk është…
    Tags: të, dhe, për, që, nuk, është, inkurajime
  • 90
    Besojini Zotit për ato që po luteni!Jezusi tha: “Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara” (Luka 12:7). Por një mikja ime LuAnne mësoi se nuk janë vetëm flokët ato që Zoti ka numëruar. Një ditë më kishte dërguar një email me një kërkesë urgjente lutjeje: Burri im, Bill, u kthye në shtëpi shumë i shqetësuar.…
    Tags: të, që, një, nuk, dhe, është, inkurajime
  • 90
    Perëndia i bën gjërat të ndodhin në kohën e duhur!Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; nëse vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë. – Habakuk 2:3 A po prisni që dëshirat e zemrës suaj të manifestohen? A po luteni…
    Tags: të, dhe, që, për, inkurajime
Comments