Jeta Para Hirit
Pavarësisht nëse ndjekin mëkatin apo mirësinë, njerëzit janë pa shpresë, përveçse shpresës në Krishtin.
Efesianëve 2:1-3
Hiri është dashuria e pamerituar që Perëndia u tregon njerëzve mëkatarë. Ai e shprehu këtë dashuri nëpërmjet vdekjes sakrifikuese të Birit të Tij dhe ajo bëhet e jona kur e pranojmë Jezu Krishtin si Shpëtimtarin tonë. Për shkak të hirit, ne jemi të falur nga Perëndia dhe të adoptuar në familjen e Tij.
Pasazhi i sotëm përshkruan jetën tonë përpara hirit – kur ishim të vdekur në shkeljet dhe mëkatet tona. Kjo do të thotë se secili prej nesh ka lindur pa jetë shpirtërore, i mpirë ndaj gjërave të Perëndisë. Natyra jonëka tendencën të largohet nga Zoti dhe të ecë drejt vetvetes dhe rrugëve të botës.
Përpara se të takonte hirin, Sauli i Tarsit (i njohur më vonë si apostulli Pal) ishte shumë fetar, por i verbër ndaj perspektivës dhe planit të Perëndisë. Ai iu kundërvu në mënyrë aktive atyre që ndiqnin Krishtin (Veprat 26:9-11). Me synimin për të shkatërruar kishën, ai u përpoq të zhdukte besimin e krishterë, të cilin e konsideronte të rremë. Ai vazhdoi të persekutonte besimtarët derisa takoi Jezusin në rrugën për në Damask (Veprat e Apostujve 9:3-6). Atje ai ia dorëzoi vullnetin e tij Zotit dhe u bë një ndjekës i vërtetë i Krishtit.
Ashtu si Pali, disa njerëz janë fetarë dhe megjithatë nuk kanë një marrëdhënie personale me Jezu Krishtin. A e gjeni dhe ju veten? Perëndia i ofron secilit prej nesh hir dhe shpëtim sot nëpërmjet besimit në Të.
Related Posts
- 99
- 99Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: “Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!“-Mateu 4 :17 Jezusi foli shpesh për “Mbretërinë e Qiellit” ndërsa ishte ende në Tokë, duke thënë se ishte këtu, pikërisht tani (Mateu 4:17). Pra, a është Mbretëria e Perëndisë e tashme apo e ardhme?…
- 99Në leximin e Torahut të kësaj jave, Bijtë e Izraelit marrin Dhjetë Urdhërimet. Në leximin nga profetët mësojmë për identitetin e Mesias. Këto dy tema në thelb janë të lidhura me njëra tjetrën. Dhjetë Urdhërimet përfaqësojnë Torën dhe një nga qëllimet kryesore të Torës është të zbulojë karakterin e Mesisë.…
- 98
- 98