Jezusi, sakrifica e përsosur!
Në pjesën e Torahut të kësaj jave, Parashat Tzav [në hebraisht është Levitiku 6:1-8:36, ka një fjalë të rëndësishme; fjala është thjesht “kjo”. Përdoret shpesh në Tevrat në lidhje me aspektin themelor të diçkaje. Për shembull, te Levitiku 6:13 (6:20 Bibla në shqip) lexohet: “Kjo është oferta e Aaronit dhe e bijve të tij...”. Me fjalë të tjera, në këtë pasazh mësohet aspekti parësor i Kohanimit (Priftërinjve). Në të njëjtin varg, kjo ofertë quhet e vazhdueshme. Kjo është e njëjta fjalë që përdoret për sakrificën e përditshme të Tempullit. Dikush do të supozonte se kjo sakrificë duhej të ofrohej çdo ditë nga çdo prift. Për shkak të vështirësisë që mbart kjo sakrificë bëhej vetëm një herë nga prifti me qëllim të inaugurimit të shërbimit të tij. Kohanim shërbente me rotacion dy herë në vit dhe gjatë festave; prandaj ata nuk mund ta ofronin këtë sakrificë çdo ditë.
Në të vërtetë, ishte Kohan HaGadol (Kryeprifti) që e ofroi këtë sakrificë çdo ditë në Tempull. Sipas traditës, Kohanimi i rregullt duhej të mendonte për këtë ofertë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, kur e ofronte Kohan HaGadol. Ky pasazh i referohet Kohan HaGadol në një mënyrë shumë interesante. Në vargun 15 (22 në Biblën në shqip) ai quhet fjalë për fjalë Kohan HaMashiach (Prifti, i vajosuri).
Mesazhi për ne sot është se duhet të kujtojmë atë që Mesia Yeshua (Jezusi) ka bërë për ne, duke ofruar Veten për ne. Kjo sakrificë është e mjaftueshme përjetësisht. Është shumë domethënëse kur përshkruhet sakrifica që kryeprifti bënte çdo ditë; quhet flijim për mëkatin. Kurse Tora thotë: “Ky është Ligji i flijimit për mëkatin”.
Edhe një herë, përdorimi i fjalës “kjo” është domethënës, pasi mëson se puna kryesore e Kohanim-ëve ( priftërinjëve) është shlyerja e mëkatit; dhe po ashtu kjo është ajo që Yeshua (Jezusi), Mesia ynë ka bërë për ne.
Related Posts
- 93
- 91
- 91Në pjesën e Torahut të kësaj jave mësojmë për punën dhe veshjet e priftërinjve (Kohanim). Çdo ditë, Kohanimët do të sakrifikonin “ofrimin e vazhdueshëm ose në hebraisht תָמִיד ṯāmīḏ;”. “Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë (ṯāmīḏ). Njërin prej qengjave do ta…
- 90
- 90Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falenderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.-1 e Thesalonikasve 5 :16-18 Lutja është bisedë me Perëndinë dhe çdo marrëdhënie formësohet nga cilësia e komunikimit ndërmjet atyre që janë përfshirë në të. Ne përdorim fjalën…