Kulturë

Jireçek: Shqiptarët kanë humbur shumë tokë tek serbët

“Ndoshta shqiptarët në mesjetën e hershme mund të kenë humbur shumë tokë te serbët, ato nuk ishin aspak një popull që po shuhej. Që nga fundi i shekullit të 13 ata nisën një sulm drejt veriut në Selanik, Epir dhe Greqi, që nga fundi i shekullit të 17 një sulm të dytë drejt verilindjes deri në Novi Pazar, Nish dhe Vranja.

Në mesjetë ato dolën si një popullsi e krishterë e lashtë me kulturë më shumë qytetare, e cila ishte shumë më pranë grekëve dhe romanëve dalmatë, sesa serbët e sapokonvertuar”. Kështu shkruan Kostandin Jireçek, historiani i njohur çek në librin “Historia e Serbëve”. Sipas tij, “për krishterimin dëshmojnë mbetjet e terminologjisë së vjetër latine në gjuhën e tyre dhe shumë emra vendesh me prejardhje nga emrat e shenjtë.

Në dokumentin e manastirit të Deçanit (1330) dhe në kadastrën e Shkodrës (1416) ) çdo shqiptar mban dy emra: i pari ishte një emër i krishterë, rrallë një romak (si Calens nga Calenda ose Tanusius) ose kombëtar (Barda “i bardhë”, Progon, Bitri etj.), i dyti zakonisht emri i një fisi apo i një fshati, më rrallë emërtimi i një veçorie vetiake, si “i (e) bukur” (Mira), “i(e) vogël” (Vogali) e të tjera si këto. Më të shumtët e këtyre emrave të fiseve sot janë ende të njohur si emra fisesh ose fshatrash: Tuzi (tanimë në 1330), Prekali, Shkreli, Kastrati etj. Në kadastër në vitin 1416 p.sh. në “villa i Tusi” (Tuzi në Podgoricë) quhen të 16 pronarët e shtëpive Tusi që e kanë zanafillën nga kryetari Jurco Tusi, ndërkohë që në Grouemira grande (shqip “gruaja e buku”) nga 20 shtëpi ishin të banuara vetëm 11. Në male në lindje të Liqenit të Shkodrës ishin vendosur fise të mëdha, si Hotajt (Hoti) që ende sot vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishëm, të përmendur shpesh që nga viti 1330. Por vendimtar në mesjetë nuk ishin fiset, por kryetarët dhe fisnikët; historia e gjendjes së sotme të fiseve malësore shqiptare veriore nuk mund të ndiqet kaq shumë për shkak të mungesës së lajmeve. Romakët e Danubit, paraardhësit e rumunëve, në Mezinë e Sipërme dhe në Dardani kanë vuajtur, në të shumtën e rasteve, nga dyndjet e popujve që nga shekulli i 5-të dhe kanë imigruar në pjesën më të madhe, pjesërisht përtej kufirit të dikurshëm gjuhësor të latinishtes. Për barinjtë nuk ishte i vështirë largimi në zona më të largëta. Ato gjetën vendbanime të reja në Rodope, në Hemus, në Maqedoni, në Tesali, e cila u quajt në fund të mesjetës “Vllahia e Madhe”, në Epir, në tërë Serbinë, ku nuk mungojnë në asnjë nga dokumentet e shekullit të 12 – 14 të manastirit, në Bosnjë dhe në Hercegovinë, ku raguzianët i mbanin si vllahë në Trebinjë, Lubine dhe Gacko, fiset Zubci, Banjani, Nikshiqët, Drobnjacit etj., po ashtu në malet bregdetare të Kroacisë sidomos nga Cetinja deri në krahinat e Lika dhe të Krbavas. Ato vetë vazhdonin ta quanin veten sipas dëshmisë së gjeografit venecian Domenico Negri romani), ashtu siç e quajnë veten maqedono-rumunët e sotëm (arumunët) arămân. Duke folur mbi bestytnitë në Ballkan, ai merr shembullin e malazezëve ku çdo shtëpi ka shpirtin e saj mbrojtës, i quajtur sjen (fjalë për fjalë: hije) ose sjenovik; mund të jetë një njeri i gjallë, një qen, një gjarpër apo një pulë. “Po ashtu liqenet, malet, pyjet kanë sjenin e tyre, që mund të quhet edhe me një fjalë turke Džin. Sjeni p.sh. i malit Riječki Kom në ishullin Odrinska Gora në skajin verior të liqenit të Shkodrës nuk lejon askënd të marrë edhe një degë, një kërcell bari apo një kokrrizë të vogël nga pylli që është gjithmonë i gjelbër; keqbërësin ai e ndjek përmes mjegullës dhe pasqyrimeve të mrekullueshme të ajrit. Shpirtra të ngjashëm të pyllit i kanë frikë shqiptarët në pyjet halorë të krahinës së Lurës, ku nuk guxojnë që të ngrenë nga toka edhe degët e thara). Kjo të kujton krejtësisht korijet e shenjta të lituanezëve të lashtë. Në burimet e mëvonshme shfaqen të këqijtë “bjesi”, demonët ose djajtë, ku të krishterët futnin edhe perënditë pagane)”, shkruan Jireçek/Shqip.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Adhuruesit e librave kanë edhe një ofertë që t’i gjejnë veprat e preferuara në një vend. Kryeqytetit i është shtuar edhe një panair libri. Kolegji AAB me “Panairin Vjeshtor të Librit” mëton që këtë ngjarje ta bëjë një nga panairet më të frekuentuara të librit me vizitorë të rinj. Prej…
    Tags: të, në, një
  • 97
    Roli i Madame Corteses, në operën e Rossinit, është një prej atyre që tregon mjaft mirë stilin kërkues të kompozitorit. Këtë rol sopranoja kosovare, Marigona Qerkezi, e cila po bën karrierë jashtë vendit duke u ngjitur në skena botërore, do ta këndojë në dy teatro operistike. Në muajin shtator ajo…
    Tags: në, të, një
  • 97
    Ëmbëlsirë e thjeshtë Krishtlindjesh Kjo ëmbëlsirë është perfekte për këto ditë festash. Sapo të nisni përgatitjen e saj, festa do të ndihet edhe në kuzhinën tuaj. Çokollatë, Ëmbëlsira dhe fruta, Të shpejta, Ndërkombëtare, Drekë ose Darkë, Dimërore, Krishtlindjet Përgatitja 1. Përgatitja e kremit: Në një tas të mesëm rrihni me…
    Tags: të, në, një
  • 97
    Aurora dhe Beni janë një çift relativisht i ri që ka nisur ta ndërtojë jetën familjare. Të ardhurat u kanë mundësuar të marrin një kredi për të pasur një banesë në Prishtinë. Ata bëjnë jetë mesatare së bashku me vajzën e tyre Fionen. Jeta e tyre duket të jetë tejet…
    Tags: të, në, një
  • 96
    E veshur me fustan të kuq, sopranoja shqiptare me famë botërore është ngjitur në skenën e “Tatro Real de Madrid” bashkë me maestron Placido Domingo, në një version koncertal të operës “Thais”. Të shoqëruar me orkestër dhe kor, duke u bërë kështu 160 artistë në skenë, kjo dyshe ka mahnitur…
    Tags: të, në, një
Comments