Inkurajime

Kalaja më e madhe!

Në thellësi të shkretëtirës arabe ndodhet një kështjellë e vogël. Thomas Edward Lawrence, i njohur si Lawrence i Arabisë, shkonte  shpesh atje. Edhe pse jo shumë modeste, ishte më efikase.  Njihej për sigurinë e saj. Kur sulmohej, shpesh nga forcat superiore, Lawrence tërhiqej  dhe shkonte atje për siguri.

Gjatë qëndrimit atje, burimet e kalasë u bënë të tijat –  ai konsumoi ushqimin dhe ujin e ruajtur atje  për të mbijetuar. Forca e kalasë u bë forca e banorëve të saj. Banorët e shkretëtirës së kohëve të lashta flisnin shpesh se sa i sigurt ndihej Laërence kur ishte brenda mureve të fortesës.

Lutja është kështjella më e madhe e besimtarit. Është një vend ku mund të vrapojmë në çdo kohë të ditës apo natës. Forca dhe mbrojtja që marrim në praninë e Perëndisë janë të pakrahasueshme me këtë botë. Emri i Jezusit dhe gjaku i Tij janë edhe më të sigurt se muret prej guri, hekuri ose betoni. Ashtu siç premtoi Jezusi:

Në të vërtetë ju them se gjitha gjërat që do të keni lidhur mbi tokë do të jenë lidhur edhe në qiell; dhe gjitha gjërat që keni zgjidhur mbi tokë do të jenë zgjidhur edhe në qiell.Po ju them gjithashtu se, në qoftë se dy prej jush bien në ujdi mbi tokë të kërkojnë çfarëdo gjëje, kjo do t’u jepet atyre nga Ati im që është në qiej.Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre.” (Mateu 18:18-20)

Ai ka siguruar një vend sigurie për ju. Sa herë që konfuzioni, frika ose ndjenjat e dyshimit ju sulmojnë mendjen, kthehuni tek Ai. Lutuni që mbrojtja e Tij t’ju rrethojë dhe kërkoni që t’ju japë forcën që ju nevojitet për të qëndruar të patundur kundër çdo mashtrimi.

Lutje: Zot, faleminderit që më ke dhënë sigurinë e forcës, fuqisë dhe shpëtimit Tënd. Për shkak se ti e ke vendosur Mbretërinë Tënde në zemrën time, unë i bëj thirrje fuqisë Tënde për të mposhtur ndjenjat e frikës, dyshimit dhe konfuzionit. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.

“Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh” (Psalmi 50:15).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    12 Arsye për të qenë FALENDERUESKy artikull u shkrua si një guidë për lutje, bashkëbisedim dhe reflektim, për të falenderuar Perëndinë dhe për tu rritur në mirënjohje. Hap pas hapi ndajmë me ju 12 fusha të jetës për të cilat duhet të jemi falenderues, duke përfshirë dhe një varg biblik dhe bashkëbisedim, dhe shembuj që…
    Tags: të, për, dhe, ju, që, në, inkurajime
  • 97
    Marrëdhëniet!Por Jezusi e donte Martën, motrën e saj dhe Llazarin. -Gjoni 11:5 Nëse keni lexuar kapitullin e fundit që Pali i shkroi të krishterëve në Romë, me siguri jeni penguar në një listë prej 26 emrash që keni gjetur atje. Ju thoni: “Çfarë ushtrimi me emra të çuditshëm si, Epenetit, Adronikut,…
    Tags: të, dhe, që, për, ju, në, inkurajime
  • 97
    Si të reagojmë ndaj Komplimentave?A viheni në siklet kur dikush ju bën ndonjë kompliment? Fjalët e Urta 27:2 Mendoni për një rast kur keni marrë ndonjë kompliment nga prindi, mësuesi ose shefi. Si jeni ndjerë? A ju bëri të lumtur apo ishit në siklet? Për shumë njerëz, komplimenti është pothuajse aq i vështirë për…
    Tags: të, për, ju, se, dhe, që, në, inkurajime
  • 97
    Nga persekutues në ndjekës!Veprat e Apostujve, kapitulli 22, vargu 4. Pali po bën një mbrojtje të jetës së tij dhe të kthimit të tij në besim, para një grupi njerëzish. Ai thotë në vargun 4: “unë kam përndjekur…” po flet për të krishterët… “unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur…
    Tags: të, në, që, dhe, se, për, inkurajime
  • 96
    Si të lutemi për të tjerët?Filipianëve, kapitulli 1, vargjet 9 deri në 11, janë nga ato shkrime ku ne shohim Palin të lutet përmes letrave të tij drejtuar një kishe, për njerëzit në atë kishë.  Kështu, kemi një model lutjeje, le të themi, për mënyrën se si mund të lutemi për njerëzit që na rrethojnë.…
    Tags: të, që, për, në, dhe, inkurajime
Comments