Kulturë

“KamerFesti” ua lë skenën zërave dhe shpresave të reja

Për zërat dhe shpresat e reja, skena e festivalit të muzikës kamertale, që mbledh muzikantë nga e gjithë bota, qe në dispozicion edhe në koncertin e radhës. Arenë e talentëve të rinj – një pianisti e një violinisti – qe amfiteatri i Bibliotekës Universitare në mbrëmjen e pestë të “KamerFestit”.

Laureatët e garave “ARS Kosova 2017” qenë protagonistët e mbrëmjes së mërkurë. Rron Bakalli në violinë e Andi Duraku në piano e dëshmuan veten para audiencës duke u sfiduar në interpretim të veprave kërkuese të kompozitorëve botërorë. Pianisti amerikan Derek Han qe mysafir i mbrëmjes, duke e shoqëruar Bakallin në interpretimin e “Sonatës për violinë e piano nr.2 në A-dur” të Johannes Brahms. Violinisti i ri kosovar, me fort saktësi e finalizoi veprën kërkuese të kompozitorit gjerman të periudhës romantike. Me sonatë u sfidua edhe Andi Duraku, i cili solli “Appasionatan” e Ludwig van Beethovenit. Sonata nr. 23 në F-mol për piano solo e hapi koncertin. Qysh në fillim u pa se zërat e shpresat e reja janë goxha premtues. Me po të njëjtin emocion Duraku interpretoi edhe veprën “Mephisto Waltz” të Franz Lisztit. Koncertit iu vu kapak me “Carmen phantasy” të Bizet-Waxman për violinë e piano, që e solli Bakalli në violinë në shoqëri të Arbresha Shehut.

“Zërat dhe shpresat e reja” qe titulli edhe i koncertit të tretë, të hënën mbrëma, me klarinetistin Fisnik Shkodra, Dea Bajrami e Agron Shujaku në piano dhe tenorin Granit Musliu.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 85
    Në duart e Nënës Tereze kam përjetuar dhe shprehur bashkëpunimin mes Zotit dhe njeriut”. Don Lush GJERGJI Kaluan- të mos them, “fluturuan” dymbëdhjetë vite nga kalimi në amshim i Mikut, Vëllait, Krijuesit, Skulptorit, Artistit të mirënjohur dhe të dashur, prof. AsimLokaj. Kujtimi për të, zgjon në mua shumë ndjenja, përjetime,…
    Tags: dhe, të, në
  • 83
    Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për të pritur diasporën në një seancë pune. Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat…
    Tags: të, në, dhe
  • 83
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 83
    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, është pritur sot nga ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Milan Kujundzic, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net. Ismaili dhe Kujundzic diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë, në veçanti rreth ndihmës që ky shtet…
    Tags: të, në, për, dhe
Comments