Inkurajime

Karakter i pastër në mes të sfidave!

Veprat e Apostujve, kapitulli 25, vargjet 7 dhe 8 thonë se kur Pali mbërriti, judenjtë që kishin ardhur nga Jeruzalemi, qëndruan rreth tij dhe po hidhnin drejt tij shumë akuza, të cilat nuk mund t’i vërtetonin. Në mbrojtje të tij, Pali po thoshte se nuk kishte mëkatuar as kundër ligjit të judenjve, as kundër tempullit e as kundër Cezarit. Kur lexoj këtë, nuk mund të mos mendoj në lidhje me udhëzimet që Jezusi u dha dishepujve të Tij, tek Mateu 10, kur ai i dërgoi në botë. Ai thotë: “Po ju dërgoj si dele në mes të ujqërve.” Jezusi po ua bën të qartë dishepujve në këtë tekst, se nuk do ta kishin të lehtë, ndërsa dilnin në botë, si ndjekës të Krishtit, duke shpallur Krishtin. Ata do të ishin si delet në mes të ujqërve.

Ai thotë: “jini, pra, të mënçur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat.” Në cdo situatë, jini të pastër. Mos lejoni që ata të kenë gjëra kundër jush, kundër karakterit tuaj, kundër faktit se kush jeni, apo mënyrës suaj të jetesës. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh këtu, me Palin. Judenjtë po përpiqen ta akuzojnë, por ata nuk mund të vërtetojnë asgjë. Pali po thotë, në mbrojtje të vet, se nuk ka mëkatuar as kundër ligjit të Judenjve, as kundër Tempullit dhe as kundër Cezarit. Ai është i pafajshëm dhe i drejtë, po ta shohim nën dritën e udhëzimeve që Jezusi dha tek Kapitulli 10 i Mateut.

Unë dua t’ju inkurajoj, bazuar në këtë tekst, ashtu sic jam i inkurajuar në zemrën time, se po, ne do të përballemi me sfida, si ndjekës të Jezusit, që shpallim Ungjillin e Krishtit në këtë botë, por le të jetë karakteri ynë i pastër, në mes të këtyre sfidave. Le të jetë i dukshëm karakteri i Krishtit në ne, le të jetë të dukshme në ne dashuria e Krishtit, mirësia e Krishtit, urtësia e Krishtit, pastërtia e Krishtit, në një mënyrë që ne të jemi kripa dhe drita e botës, sic thuhet tek kapitulli 5 i Mateut. mendoj se kjo është ajo që shohim tek Pali këtu dhe për këtë unë lutem për jetën time dhe për jetën tuaj. Perëndi, na ndihmo! Na ndihmo të jemi të pastër dhe të shenjtë. Na ndihmo të kemi një karakter të shenjtë.

Na ndihmo të pasqyrojmë mirësinë Tënde, dashurinë Tënde, zemërbutësinë Tënde, të gjitha frytet e Frymës, dashurinë dhe gëzimin, durimin dhe mirësinë dhe besnikërinë dhe vetëkontrollin. Le të jenë këto, karakteristika që na dallojnë. Le të jenë këto fryte, të duskhme në jetën tonë, që edhe atëherë kur njerëzit të jenë kundër mesazhit të Ungjillit, jeta jonë të jetë një dëshmi e mirësisë dhe hirit Tënd. Ne lutemi që të na ndihmosh, sepse e dimë se nuk mund ta bëjmë këtë vetëm. Të lutemi që të na ndihmosh të jemi të pastër para të tjerëve, të jetojmë si kripa dhe si drita në botën që na rrethon, sic thuhet tek Mateu 5, që njerëzit të shohin karakterin tonë, jetën tonë dhe të të japin Ty lavdi dhe të mos kenë asnjë akuzë kundër nesh, për mënyrën se si kemi jetuar, kemi dashur dhe jemi kujdesur për njerëzit rreth nesh. Ne lutemi të na ndihmosh të pasyrojmë karakterin e Krishtit, ndërsa ndajmë Ungjillin e Krishtit. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Lutjet e papërgjigjura!Në tre kapitujt e librit të Habakukut shohim një shembull të shkëlqyer të Dhiatës së Vjetër të këmbënguljes në lutje. Të dhënat historike nga libri i Habakukut tregojnë se ai jetoi gjatë mbretërimit të mbretit të Izraelit Jehojakim. Kur Perandoria Babilonase po përparontte shumë. Por ishte përpara se babilonasit të…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
  • 100
    Shpresa nxit këmbënguljen!Shikoni përtej vështirësive aktuale dhe besojini Zotit, i cili po punon për të mirën tuaj. Isaia 40:28-31 Dhimbja mund të shërbejë si paralajmërim se diçka në trup nuk është në rregull. Megjithatë, pas një dëmtimi fizik ose operacioni, parehatia është pjesë e rrugëtimit drejt rikuperimit. Në raste të tilla, shumë…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
  • 100
    Të mësojmë të kënaqemi!Në librin e saj me titull “Qetësoje zemrën time në ankth”, Linda Dillou tregon për një nuse të re e cila u martua me një marinar, duke menduar se jetesa në vende të huaja dhe udhëtimet nëpër botë do të ishin romantike dhe emocionuese. Dy vjet më vonë, e vetmuar…
    Tags: të, dhe, në, inkurajime
  • 99
    Kur ecën nëpër lugina!Nuk duhet të kemi frikë në kohë sprovash, sepse Ati ynë i mirë dhe i fuqishëm është gjithmonë me ne. Psalmi 23:1-6 Ku ka male, ka edhe lugina – është një fakt i thjeshtë i botës së krijuar. E njëjta gjë është e vërtetë edhe në jetën tonë shpirtërore. Për…
    Tags: të, në, dhe, inkurajime
  • 98
    Lutja prodhon paqeMos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.7Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. Filipianëve 4:6-7 Në këtë pasazh, apostulli Pal nuk thotë: “…
    Tags: të, dhe, në, inkurajime
Comments