Mesazh

kë përdor Perëndia?

Por Perëndia ka zgjedhur (me qëllim) gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të turpëruar gjërat e forta. – 1 Korintasve 1:27

Perëndia më ka zgjedhur të jem përfaqësuese e Tij dhe të mësoj Fjalën e tij. Njerëzit më dëgjojnë sepse Perëndia më ka vajosur të flas për Të, është pjesë e planit të tij për jetën time. Perëndia do të vajosë këdo që Ai zgjedh përmes së cilit do të punojë. Kjo ju përfshin të gjithëve.

Kë përdor Perëndia? Bibla thotë që Ai zgjedh atë që nuk ia merr mendja askujt. Ai zgjedh njerëz të zakonshëm, si unë dhe ju.

Kur fillova të predikoja Ungjillin, disa nga miqtë e mi më refuzuan, ata nuk mendonin që unë duhet ta bëja sepse jam një grua. Në fakt, më thanë që nuk mund ta bëja.

Unë po e bëja sepse Perëndia më tha ta bëja dhe unë e besoja se nëse Ai më thoshte që unë mund ta bëja, atëherë unë mundesha vërtet. E njejta gjë është e vërtetë edhe për ju. Nëse jeni të gatshëm të keni një qëllim që Ai e ka vendosur në zemrën tuaj, Perëndia do të bëjë diçka të mrekullueshme përmes jush!

Çdo person i zakonshëm mund të përdoret në mënyrë të mrekullueshme nga Perëndia. Thjesht ju duhet të besoni se mund t’ju përdorë dhe të jeni të guximshëm mjaftueshëm për të përqafuar qëllimet dhe vizionet që Ai vendos në zemrën tuaj. Ju jeni zgjedhur!

Lutje

Perëndi, për shkak se Ti më ke zgjedhur, unë nuk do të dyshoj në planin që Ti ke për mua. Faleminderit që më ke dhënë një qëllim në Ty.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Inkurajim në kohë të vështiraPlani i Perëndisë për t’u larguar nga acarimet e përditshme Nuk ka përse të jemi të mjerë, të acaruar dhe të palumtur, në periudha të vështira. Nëse ju dhe unë kemi jetuar në botë për një kohë të gjatë, kemi mësuar se ka edhe ditë që nuk shkojnë saktësisht ashtu…
    Tags: të, që, mesazh
  • 92
    Të lutemi për brezin e ri nga Dr.Michael YoussefMe çdo vit që kalon, ka gjithnjë e më shumë ndikime të paperëndishme që kërkojnë vëmendjen e të rinjve të kombit tonë. Vlerat biblike perceptohen si të huaja dhe të vjetra. Familjet e krishtera po sulmohen nga të gjitha anët. Si do ta gjejë forcën brezi që po rritet për…
    Tags: të, për, që, mesazh
  • 91
    Ta bësh martesën të funksionojëKordoni me tre fije është një pamje e fuqisë që zë vend, kur dy njerëz bien dakord për diçka që është në përputhje me vullnetin e Perëndisë për ta. Ka një fuqi shumë të madhe, kur dy njerëz bëhen një, në marrëveshje me njëri-tjetrin. Mund të keni shumë gëzim në…
    Tags: të, që, mesazh
  • 90
    Për çfarë po shpresoni?Kthehuni në fortesë (sigurie dhe bollëku), o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin. – Zakaria 9:12 Kam një pyetje për ju: Për çfarë po shpresoni? Për çfarë po prisni në jetë? A po kërkoni për diçka të mirë të ndodhë apo po…
    Tags: të, për, që, mesazh
  • 90
    Perëndia ka një plan madhështor për ju!Por secili të shqyrtojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë të mburrurit vetëm për veten e tij dhe jo për tjetrin. – Galatasve 6:4 Duhet ta ndalojmë veten së krahasuari me të tjerët, sepse Perëndia nuk do që të jemi të irrituar dhe të ndihemi të pavlerë për…
    Tags: të, për, që, mesazh
Comments