LAJMET E FUNDIT

KGJK dhe KLD shkëmbejnë përvoja

Prishtinë, 1 qershor – Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), kryesuesi Nehat Idrizi i shoqëruar nga disa anëtarë të Këshillit, priti sot një delegacion të nivelit të lartë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë (KLD), kryesuar nga presidenti i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë dhe anëtar i KLD-së, Gjin Gjoni, i shoqëruar nga anëtarët e KLD-së, Gerd Hoxha, Petrit Çomo si dhe Neritan Cena.

Delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore, me qëllim të shkëmbimit të eksperiencës ndërmjet institucioneve kryesore homologe të drejtësisë së dy vendeve, e po ashtu edhe të shkëmbimit të ideve dhe praktikave më të mira për një qeverisje sa më të mirë të sistemit gjyqësor.

Në këtë takim, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi e informoi delegacionin e KLD-së mbi përbërjen aktuale, funksionin dhe kompetencat e KGjK-së, si dhe organizimin e sistemit gjyqësor në përgjithësi. Ai gjithashtu i njoftoi të pranishmit në lidhje me procesin për vlerësimin e gjyqtarëve, i cili është njëri nga prioritetet e KGjK-së, në funksion të promovimit dhe ngritjes profesionale të gjyqtarëve.

Delegacionit nga Shqipëria iu bënë të njohura edhe disa prej prioriteteve dhe arritjeve kryesore në kuadër të reformimit të sistemit gjyqësor, duke u ndalur në mënyrë specifike në decentralizimin e gjykatave në vend.

Anëtari i KLD-së – presidenti i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë, Gjin Gjoni, pasi vlerësoi punën e Këshillit Gjyqësor dhe kryesuesit Idrizi, theksoi se një sistem gjyqësor i pavarur është garanci e shtetit të së drejtës.

Në vijim të takimit, anëtari i KLD-së, Gjoni njoftoi për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë, duke u ndalur në mënyrë specifike në vështirësitë dhe problemet që ka sot sistemi gjyqësor dhe se çdo ndërhyrje i thyen parimet bazë të funksionimit të shtetit të së drejtës.

Gjatë bashkëbisedimit u evidentuan, gjithashtu, sfidat e përbashkëta në kuadër të përmbushjes së objektivave që secili shtet bart në vetvete në fushën e drejtësisë, si dhe njëzëri u pajtuan që të vazhdoi edhe më tutje bashkëpunimi në mes të dy shteteve.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë së Shqipërisë në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, do të ketë takime me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Në Jahorinë të Bosnjës dhe Hercegovinës, nën organizimin e SEESAC po mbahet takimi i 7-të i Komisioneve për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta. Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme i Kosovës potencoi se më qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët…
    Tags: të, në, dhe
  • 91
    Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë , Ruud Vermeulen, ka kërkuar maturi në zotime fiskale. “Tani, është e rëndësishme që të sigurohen veprime të fuqishme të politikave, duke përfshirë disiplinë fiskale, meqë ato janë thelbësore për të përshpejtuar konvergjencën…
    Tags: të, në, dhe
  • 91
    Prishtinë, 19 maj – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nënshkruar në emër të Qeverisë, Memorandumin me Bashkimin Evropian, përkatësisht Zyrën e BE-së në Kosovë, i cili ka për qëllim monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit nga një mision vëzhgues shumë…
    Tags: të, në, dhe
  • 88
    Të dielën, më 11 qershor, në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat marrin pjesë 26 subjekte politike të të gjitha komuniteteve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se synim i partisë së tij është zhvillimi ekonomik, barazia…
    Tags: të, në, dhe
  • 88
    Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook premton se marrëveshjet që ka nënshkruar me Sindikatat dhe pensionistët nuk do të mbesin në sirtarë por të gjitha ato do të jetësohen. Postimi i Haradinajt në Facebook: Në këtë fushatë zgjedhore bashkë me z. Veseli, për…
    Tags: të, dhe, në
Comments