Informacione

Kinë, Partia Komuniste rishkrim të Biblës në një këndvështrim tjetër

Partia Komuniste Kineze, po rishkruan Biblën me rishikime që përpiqen ta portretizojnë Jezusin, në një këndvështrim tjetër. Tina Ramirez, është themeluesja dhe presidentja e Hardwired – një grup që ka qenë një kritik i zëshëm i Partisë Komuniste Kineze dhe persekutimit të grupeve fetare dhe pakicave politike. “Pse Partia Komuniste Kineze do të rishkruante Biblën nëse ata as nuk besojnë në Zot”, pyeti ajo. “Ata duan që njerëzit t’i heqin sytë nga një Zot dhe t’i vënë në një person të mirë dhe të krishterët të mohojnë besimin e tyre, si rezultat i kësaj, dhe ta zëvendësojnë atë me partinë komuniste si hyjninë përfundimtare.”

Siç ka raportuar Faithwire e CBN, regjimi qeverisës i Kinës, njoftoi që në vitin, 2019 planet e tij për të nxjerrë një përkthim të ri të Biblës, që do të përfshijë parimet konfuciane dhe budiste.

Ramirez kritikoi qeverinë kineze duke deklaruar se është një përpjekje për t’i bërë të krishterët të largohen nga besimi i tyre.”Kina e ka çuar atë në një nivel të ri duke u përpjekur të rishkruajë shkrimin e shenjtë,” tha Ramirez qartë. “Mendoj se ata nuk janë më të kënaqur me kampet e tyre të riedukimit, të cilat në mënyrë të qartë nuk po bëjnë punën e tyre për t’i detyruar njerëzit të besojnë në ideologjinë ateiste komuniste. Të krishterët e shohin si një simbol nderi të kalojnë nëpër këto kampe ose të torturohen dhe ky është testi i asaj se çfarë do të thotë të jesh i krishterë, në Kinë.”Ajo shtoi, “Ata me të vërtetë po përpiqen t’u lajnë trurin fëmijëve në moshë të re për atë, që thotë Bibla dhe t’i ngatërrojnë ata për t’i parandaluar ata të jenë të krishterë, por mendoj se ne të gjithë e dimë si të krishterë se fjala e Perëndisë, është më shumë se një libër. Është një jetë…është vetë Jezus Krishti. Ata mund të përpiqen sa tëduan, por nuk mendoj se do të ketë sukses. Në fund, besoj, e vërteta do të dalë në shesh.”

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Ndikimi i pajisjeve elektronike në shëndetin tonëShumica e njerëzve sot jetojnë në një  lumë radiofrekuencash të emetuara nga teknologjitë me valë të të gjitha llojeve,  nga telefonat inteligjentë tek tabletët, monitorët e bebeve, televizorët, pajisjet smart dhe shumë të tjera. Sipas  ekspertëve, ekspozimi  i vazhdueshëm  ndaj këyre  pajisjeve, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin…
    Tags: të, dhe, në, një, informacione
  • 96
    Ushqimet ketogjenike-çfarë duhet dhe nuk duhet të hamëDieta ketogjenike është një regjim ushqimor me pak karbohidrate, me shumë yndyra të mira dhe me proteina të moderuara. Është një dietë efikase jo vetëm në rënien nga pesha por ndihmon dukshëm në sëmundjen e Epilepsisë, Alzheimerit, Parkinsonit, Migrenës, sëmundjet kardio-vaskulare, dislipidemitë dhe diabet. Në një intervistë për TV7 Albania, nutricionistja…
    Tags: të, në, dhe, një, informacione
  • 95
    Tërmeti trondit Turqinë, thirrje për lutje dhe ndihmë!Mëngjesin e sotëm një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 500 njerëz dhe duke bllokuar mijëra të tjerë. Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti…
    Tags: dhe, të, në, një, informacione
  • 95
    3 Maj Dita Botërore e Lirisë së ShtypitShqipëria dhe Kosova radhiten mes vendeve problematike për Lirinë e Shtypit. Në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, Organizata Gazetarët pa Kufij raporton se për vitin 2022 Shqipëria u radhit në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë ku ishte e…
    Tags: në, të, dhe, një, informacione
  • 94
    Aliu nga IHMK: Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të funditGjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në disa fshatra të Prishtinës dhe Podujevës ka pasur reshje të borës. Por, si parashikohen të jenë temperaturat në Kosovë në ditët në vazhdim si dhe stina e dimrit? Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në një prononcim  ka thënë…
    Tags: të, në, informacione
Comments