Mesazh

Kini frikën e Zotit dhe bëjeni Atë prioritetin tuaj!

Në pjesën e Torahut të kësaj jave, Moisiu i inkurajon njerëzit për herë të fundit. Ai e di që vdekja e tij ishte afër pasi ishte 120 – vjeç. Si gjithmonë,  Moisiu nuk mendon për veten e tij, por për njerëzit që Zoti i besoi udhëheqjes së tij. Ai u jep disa këshilla të urta njerëzve duke u thënë:

 Tregohuni të fortë dhe trima, mos kini frikë, mos u trembni prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur.” –Ligji i Përtërirë. 31:6

Kjo këshillë u I jepet popullit pak para se Izraeli të kalonte Jordanin për të marrë në zotërim tokën që Zoti u kishte premtuar. Nga ky fragment mësojmë një të vërtetë të rëndësishme: vetëm për shkak se Perëndia na premton diçka, kjo nuk do të thotë që të rrimë duarkryq dhe të presim të na vijë vetë. Duhet t’i përgjigjemi fjalës së Tij në mënyrën e duhur. Çfarë na zbulon ky varg rreth reagimit tonë përpara Perëndisë?

Para së gjithash, Moisiu na urdhëron “Të jemi të fortë dhe trima”. Kjo frazë nënkupton që ne duhet të përdorim burimet që Perëndia na ka dhënë dhe të ecim me besim. Shkrimi është shumë i qartë se Perëndia do të sigurojë për nevojat tona. Jo domosdoshmërisht dëshirat tona, por ajo që na nevojitet për të përmbushur vullnetin e Tij. Guximi na nevojitet të ecim përpara,dhe të sigurt edhe kur nuk e shohim furnizimin e Tij, ose nuk ndihemi të fortë, Perëndia me të vërtetë do të na japë çdo gjë që na nevojitet në kohë kritike. Kur Moisiu thotë “mos kini frikë” ajo që ai do të thotë është të mos përqendroheni në pengesën / armikun, por në atë që Zoti na ka kërkuar të bëjmë. Fjala “frikë” në hebraisht shpesh nënkupton  përparësi. Prandaj Moisiu thotë: “Mos lejoni që asgjë të ketë përparësi ndaj Zotit. Pikërisht kur ne i kushtojmë vëmendje pengesave me të cilat përballemi në jetë dhe i lejojmë ato të na largojnë nga udhëzimet e Zotit, po shkojmë drejt humbjes.

Fraza tjetër është më e goditur. Moisiu thotë: “Mos u trembni prej tyre (armikun).” Fjala do të thotë të kesh ndjenja admirimi. Në këtë kontekst, Moisiu po i paralajmëron njerëzit që të mos mendojnë se ata që do të zotërojnë  tokën që Perëndia do u japë, janë më të mirë, më të fortë ose në një pozicion më të mirë se ai i izraelitëve. Është në natyrën tonë njerëzore të mendojmë se armiqtë tanë janë në avantazh ndaj nesh. Shumë njerëz luftojnë me vetëbesimin për të pasur një imazh të duhur për veten dhe për këtë arsye shpesh ndihen inferiorë ndaj të tjerëve. Edhe nëse është kështu, që armiku është më i mirë,dhe më i zoti se ju, mos i admironi kurrë dhe mos thoni: “Oh, sa do të doja të isha në vendin e tyre”. Pse nuk duhet të silleni në këtë mënyrë nëse ata janë në avantazh ndaj nesh?

Sepse ka një gjë që besimtari e ka dhe armiku. Moisiu e zbulon këtë në frazën tjetër kur thotë: ” Sepse Zoti, Perëndia yt, është Ai vetë që ecën me ty “. Fakti që Zoti është me ne do të thotë se nëse po bëjmë atë që Ai na ka caktuar të bëjmë, prezenca e  Tij do të errësojë të gjitha avantazhet e mundshme që armiku ka mbi ne. Moisiu përfundon duke i kujtuar popullit besnikërinë e Zotit. Ai thotë: “Ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për t’ju braktisur.” Në këtë frazë njeriu mëson se Perëndia nuk do të jetë i pakujdesshëm me popullin e Tij. Fjala nënkupton një rënie. Jo një rënie të qëllimshme por një lloj aksidenti. Qeniet njerëzore i braktisin gjërat gjatë gjithë kohës. Ne priremi të jemi të pakujdesshëm dhe kjo pakujdesi shpesh herë është shkaku i aksidenteve. Nuk ndodh kështu me Zotin. Ai është gjithmonë i ndërgjegjshëm për popullin e Tij dhe për premtimet që bën. Ndërkohë që ju dhe unë mund të harrojmë ose të lejojmë që të anashkalojmë gjërat e jetës, Perëndia nuk është i tillë. Moisiu pohon fuqishëm se Perëndia nuk do të jetë i pakujdesshëm me popullin e Tij dhe as nuk do të na lërë me dashje.

Ndaj mund të mbështetemi tek Ai gjithmonë dhe të bëjmë gjërat që Ai ka kërkuar. Duke pasur parasysh këtë të vërtetë, çfarë lloj njerëzish duhet të jemi? Njerëz që e vlerësojnë Atë, që i japin përparësi totale Atij, mbi qenien tonë. Ne duhet të ecim përpara me Të drejt sfidave që Ai vendos para nesh me një gëzim që Ai na lejon ta ndajmë në fitoren e Tij. Këto të vërteta janë ato që e shtynë Gjonin të thoshte në librin e Zbulesës se ne jemi më shumë se fitimtarë në Jezusin.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Kur pritshmëritë e tua për martesën nuk përmbushen!Shërbëtori iu përgjegj: “Ndofta ajo grua nuk dëshiron të më ndjekë në këtë vend; a duhet ta çoj atëherë përsëri birin tënd nė vendin nga ke dalë?” Zanafilla 24:5 Ajo çfarë i shastis më shumë të sapomartuarit, është momenti kur kuptojnë se pritshmëritë e tyre nuk kanë për t’u realizuar të…
    Tags: të, që, mesazh
  • 100
    Urreni të keqen!Fjalët e urta, kapitulli 5, vargjet 16-19, thonë se ka 6 gjëra që Zoti i urren, shtatë që janë të neveritshme për Të: sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm, zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes, dëshmitari i rremë që…
    Tags: të, që, mesazh
  • 100
    Të kesh të drejtë apo të jesh i lumturLum ju kur do t`ju shajnë dhe do t`ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush. ( Mateu 5:11-12) Shkrimtari…
    Tags: të, që, mesazh
  • 100
    DurimiPor në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t`i jepet. Jakobi 1:5 A je lutur ndonjëherë kështu, “ Perëndi, më jep durim, e ma jep tani”?  Ti ndoshta mund të ndihesh kështu…
    Tags: të, që, mesazh
  • 98
    Lejojeni Zotin t’ju modelojë!Thuhet se saritë ( veshjet indiane) më të bukura janë ato që enden  me dorë në qytetin e Varanasit, kryeqytetin kulturor të Indisë. Këto fustane të bukura – me ari dhe argjend, të kuq dhe blu – zgjidhen shpesh si fustane nusërie në të gjithë vendin. Interesant është fakti se…
    Tags: të, që, mesazh
Comments