LAJMET E FUNDIT

Kino “Lumbardhi” në Prizren synohet të rijetësohet

Se objekti i kinemasë “Lumbardhi” duhet vendosur në shërbim të gjeneratave të ardhshme dhe se objektit duhet t’i shtohen funksione tjera për ta bërë atë të shfrytëzueshëm në baza ditore, është thënë në takimin konsultativ të Komisionit për Rijetësim të këtij objekti, me hisedarë të ndryshëm.

Komentet e takimit të mbajtur në kuadër të procesit për hartimin e projektit për restaurim e rijetësim të kësaj kinemaje do të shqyrtohen në një diskutim publik që pritet të mbahet muajin që vjen, shkruan sot “Koha Ditore”.

Arkitektja Aslihan Demirtas nga studioja “Khora” ka bërë të ditur se ky proces synon që ta vendosë këtë ndërtesë në shërbim të gjeneratave të ardhshme në përputhje me aspiratat, dëshirat dhe nevojat e tyre.

Kinemaja ’Lumbardhi’ është ndërtuar dhe e menaxhuar dikur nga shteti.

Ares Shporta nga fondacioni “Lumbardhi” ka përmendur se bëhet fjalë për një institucion kulturor të qytetit, i cili pas dy vjetësh i mbush 70 vjet të themelimit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Pas asgjësimit të një pjese të dosjeve komunale, Komuna e Gjilanit ka iniciuar procesin për rritjen e sigurisë për dokumentacionin. Drejtori i Administratës së përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Bardhyl Syla, ka bërë të ditur se ata kanë angazhuar një operator i cili do t’i regjistrojë lëndët në drejtoritë dhe…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Prishtinë, 5 korrik – Për udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovës, oborri i këtij institucioni nuk është vend adekuat për shtatoren e Anton Çettës. Sipas tyre, për një figurë si ajo e Çettës, shtatorja do të duhej të vendosej në ndonjë shesh të madh të qytetit, i cili do të…
    Tags: të, për, në
  • 100
    Midis urimeve e shpresës për prosperitet të shqiptarëve dhe ankesave për mosunifikim të Abetares e gjendjes jo të mirë të objektit ku është mbajtur Kongresi i Manastirit, është shënuar Dita e Alfabetit. Në 110-vjetorin e përfundimit të ngjarjes që në nëntor të vitit 1908 përcaktoi shkronjat me të cilat shkruhet…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Festivali ndërkombëtar i muzikës tashmë ka rezervuar datat për edicionin e radhës. Mbrëmjet muzikore të “DAM”-it sivjet shtrihen prej 29 marsit e deri më datën 3 të muajit prill. Nëpërmjet programit muzikor festivali do ta shënojë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës Botërore, duke mëtuar të bëjë thirrje për paqe në…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Ekspozitë emocionale e ka quajtur prezantimin e tij të parë në vendin e tij të lindjes, artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa. Lidhur me këtë projekt të madh artistik, Xhafa pati sot një paraqitje para publikut bashkë me kuratorin e ekspozitës së titulluar “Të dua pa e ditur”, raporton…
    Tags: të, në, për
Comments