Uncategorised

Kodiket e Beratit

“Kodiku i Purpurt i Beratit” është një dorëshkrim mjaft i rëndësishëm për fillimet e shkrimeve Biblike. Duke gjykuar nga teknika e shkrimit mendohet se ai është shkruar në shekullin e VI p.e.s. Gjithsej ka 190 fletë, të shkruara me shkronja të derdhura në argjend. Bukurshkrimi është i veçantë ndërsa gërmat janë të medha (majuscule). Ai përmban dy ungjij: sipas Mateut dhe sipas Markut. Lënda e dorëshkrimit është pergamen në ngjyrë të kuqe të thellë (purpurtë) prej nga ka marrë edhe emrin. Pjesë të tjera të rëndësishme të kodikut janë të derdhura në ar. Kapaku i dorëshkrimit është më i vonshëm se vepra, ai është metalik dhe me zbukurime skenash biblike.

“Kodiku i Artë i Anthimit” i përket shekullit të IX dhe është shkruar me gërma të vogla “minuscule”.  Ai përmban 4 ungjijtë: sipas Gjonit, Lukës, Markut dhe Mateut. Figurat e ungjillorëve janë të rrethuara me korniza dekorative të  ndërtuara me motive floreale dhe gjeometrike, rrathë dhe lule.
Të dy kodikët e Beratit janë pjesë e Kujtesës së Botës. Koïchiro MATSUURA, Drejtor i përgjithshëm i Unesco-s, është shprehur në lidhje me dy kodikët e Shqipërisë se janë thesare të vërteta të trashëgimisë shpirtërore botërore. “”Kodiku i Purpurt i Beratit”, një nga variantet më të vjetra të Testamentit të Ri, përbën një referencë thelbësore për letërsinë evangjeliste dhe, më përgjithësisht, për kulturën kristiane. Unesco-ja i kushton një vëmendje të veçantë ruajtjes së kësaj trashëgimie unikale të zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike dhe liturgjike përgjatë historisë botërore.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 91
    ​Hapet edicioni i ri i Festivalit të Muraleve Nën tingujt e muzikës dhe pjesëmarrjen e artistëve, dashamirëve të artit dhe kulturës, drejtuesve politik dhe të biznesit në Ferizaj, sonte u hap edicioni i ri i festivalit unik në vend, Festivalit të Muraleve. Në këtë ngjarje të veçantë kulturore, mori pjesë…
    Tags: të, dhe
  • 81
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe
  • 80
    Propozimi i Platformës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe udhëheqësit të koalicionit parazgjedhor PAN, Kadri Veseli, është temë me interes nacional dhe madje konsensusi është i domosdoshëm. Kështu tha deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj, në një prononcim për Koha.net, duke shtuar se të gjitha çështjet që janë përfshirë…
    Tags: të, është, dhe
  • 79
    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i ka dërguar urimet më të ngrohta popullit dhe përfaqësuesve të shtetit të Izraelit me rastin e shënimit të vitit jubilar të 70 vjetorit të Pavarësisë. Pacolli me këtë rast i ka bërë thirrje edhe njëherë kreut të shtetit izraelit për ri-shqyrtimin e…
    Tags: të, dhe
  • 77
    Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është pritur në një takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Pas takimit, Apostolova ka thënë se ditëve të fundit janë ndërmarrë dy hapa të rëndësishëm për demarkacionin. “I pari, deklarata e presidentëve dhe e dyta marrëveshja mes pothuajse…
    Tags: të, dhe
Comments